
Xhaferi: Nesër dorëhiqen kryeministri dhe ministrat dhe fillon procedura për qeverinë teknike
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi, ka bërë të ditur datat e sakta të seancave për dorëheqjen e qeverisë aktuale dhe zgjedhjen e qeverisë teknike.
“Në marrëveshje me kryeministrin kemi përcaktuar afatet kornizë që fillojnë nga nesër, për dorëheqjet dhe caktimin e seancës për konstatimin e dorëheqjeve”, ka konfirmuar Xhaferi.
“Më datë 26 të këtij muaji hapet rruga për fillimin e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, përcaktimin e mandatarit dhe dy seanca radhazi”, tha Xhaferi.
Sipas marrëveshjes, procesi fillon nesër me dorëheqjen e kryeministrit dhe në seancën e caktuar për më 26 janar do të konstatohen këto dorëheqje, pas së cilës presidenti i shtetit do të njoftohet se qeveria po japë dorëheqje.
Më 27 janar në Kuvend duhet të paraqitet propozim-programi dhe përbërja e qeverisë dhe në seancën e datës 28 në rend dite do të jetë zgjedhja e qeverisë teknike. Në të njëjtën kohë, më datë 28, KSHZ-ja do të njoftohet për ndërprerjen e mandatit të deputetit të njësisë zgjedhore 5. Më pas vijon shpërndarja e propozim-programit dhe emrat e ministrave dhe zëvendësministrave. Xhaferi pret që në të njëjtën seancë të bëhet edhe zgjedhja.
Përbërja e qeverisë duhet të jetë e plotë që qeveria kalimtare të hyjë në fuqi 100 ditë para zgjedhjeve.
Aktivitetet në Kuvend fillojnë me konfirmimin e dorëheqjeve të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të Kuvendit, me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Jovan Mitreski, pastaj me njoftimin e kryetarit të shtetit për detyrën e mandatit të kryeministrit të ri, qeverisë së zgjedhur, ministrave, zëvendësministrave dhe zëvendësministrave shtesë, si dhe deklaratën për përfundimin e mandatit të deputetit dhe verifikimin e mandatit të deputetit të ri në njësinë zgjedhore numër 5.
Maqedonia deri në mesnatën e së dielës (28 janar) duhet të ketë qeverinë e tretë kalimtare të kryesuar nga Talat Xhaferi.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating