
Çashka mbetet e bllokuar nga protestuesit të cilët kundërshtojnë mësimin në gjuhën shqipe
Protestuesit sërish bllokuan hyrje-daljen e Komunës së Çashkës. Kundërshtojnë mësimin në gjuhën shqipe në shkollën “Todor Janev”. Nxënësit shqiptarë, por edhe ata maqedonas sërish nuk u lejuan që të vijojnë mësimin. Prindërit e nxënësve apelojnë që sa më shpejtë institucionet të gjejnë zgjidhje që nxënësit të mund të ulen në bankat shkollore.
“Ashtu siç ndodhi dje bllokimi i hyrje-daljes së komunës Çashkë ashtu edhe sot është e bllokuar dhe nuk lejojnë që të hyjnë nxënësit dhe të vazhdojnë mësimin në gjuhen maqedonase dhe gjuhen shqipe, nuk e di pse protestojnë pasi nuk ka bazë që të bëhet kësi lloj proteste dhe institucionet duhet menjëherë të ndërmarrin masa për zhbllokim të rrugës. Cili është apeli juaj si prind i nxënësve? Apeli jonë është që sa më shpejtë të gjendet zgjidhje që nxënësit të vijojnë mësimin pasi humbin të gjithë nxënësit edhe ato maqedonas por edhe nxënësit shqiptarë”, u shpreh një prind i 4 nxënësve të Shkollës Fillore “Todor Janev”.
Përveç prindërve edhe kryetari i komunës së Çashkës, Goran Stojanovski kërkoi që institucionet të ulen dhe të gjejnë zgjidhje. Sipas tij fëmijët kanë të drejtë të shkollohen në gjuhën e tyre amtare.
“Çdo fëmijë në bazë të kushtetutës duhet të mësoje në gjuhen e tij dhe mendoj se edhe qytetaret të cilët vijnë çdo ditë këtu nuk kanë problem me atë pjesë por problemi është në ligjshmërinë sepse kushtetuta garanton por duhet të zbatohet në anë të ligjit dhe këtu është zemërimi tek qytetaret”, tha Goran Stojanovski, kryetar i Komunës Çashkë.
Për shkak të protestës rreth 150 nxënës maqedonas dhe shqiptarë të shkollës fillore Todor Janev nuk po mund të ndjekim procesin mësimor. Me hapjen e paraleles në gjuhen shqipe në këtë shkollë filluan edhe problemet në Çashkë. Gati tre muaj protestuesit kërkojnë që t’i kthehen kompetencat komunës Çashkë, dorëheqjen e drejtoreshës së tanishme dhe zhvendosjen e paraleles shqipe në një fshat tjetër. Gjatë ditës së djeshme protestuesit sulmuan dhe ofenduan në baza etnike edhe ekipin e televizionit Alsat. /Alsat.mk
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating