
Dimitar Kovaçevski deponon dorëheqjen e tij në Kuvend
Nga Kuvendi njoftojnë se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deponuar në Kuvend dorëheqjen e tij. Më vonë pritet edhe dorëheqja e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, i cili të dielën pritet të marrë funksionin e kryeministrit teknik.
Menjëherë pas kësaj do të njoftohet presidenti Pendarovski, i cili të premten, pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, do t’ia caktojë mandatin kryeministrit teknik. VMRO-DPMNE opozitare ka përcaktuar mbrëmë kandidatët për ministra dhe zv.ministra në qeverinë teknike.
Komiteti ekzekutiv i partisë propozon që në Ministrinë e Punëve të Brendshme të ulet Pançe Toshkovski – avokat dhe kryetar i komisionit juridik të VMRO DPMNE-së, ndërsa Gjoko Velkovski, ish-sekretar i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit të ulet në Ministrinë për Punë dhe Politike Sociale. Për zëvendësministrat, VMRO-DPMNE opozitare propozon Stefan Andonovskin në MIOA, Elena Petrovën në financë dhe Cvetan Tripunovskin në bujqësi. Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të marrin pjesë në seancë, por do të abstenojnë nga votimi për qeverinë teknike në seancën e Kuvendit të së dielës.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating