
Gjykata sot merr vendim për aksidentin e autobusit në Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 udhëtarë
Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të shpallet aktgjykimi për rastin “Llaskarca”, i cili ka të bëjë me fatkeqësinë e autobusit që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 ku jetën e humbën 16 udhëtarë.
Të akuzuar janë pronari i kompanisë “Durmo turs”, përgjegjësi për transport në ndërmarrje, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët ngarkohen për vepra të rënda të kryera kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Poashtu, tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjigjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, të cilët ngarkohen për pjesëmarrje në veprën e njejtë.
Sipas nenit 300 paragrafi 2 nga Kodi Penal, për të cilin ngarkohen të akuzuarit, dënimi me burg është së paku katër vjet.
Në procedurën e dëshmive u nxorën disa dëshmi verbale dhe materiale, ndërkaq u krye ekspertiza dhe superekspertiza.
Mbrojtja e të akuzuarve në fjalët përmbyllëse kërkoi aktvendim lirues.
Prokurori publik, Darko Jakimovski, nga ana tjetër, në fjalët e tij përmbyllëse kërkoi dënim më të ashpër, sepse, sipas tij, tek të gjithë të akuzuarit ka ekzistuar pakujdesia në veprim dhe ka qenë çështje kohe dhe siç tha “kaosi i punës mund të rezultojë me pasoja të këtilla apo të ngjashme”.
Dënim më të ashpër atëherë kërkuan edhe të dëmtuarit, prindërit dhe të afërmit e viktimave në fatkeqësinë e autobusit.
Procesin e udhëheqë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska.
Të Tjera
Rend i ri, kërcënimet e Trump e kanë shkundur Europën
Nga Preç Zogaj Me rikthimin e bujshëm në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Tramp po e trondit status-quonë ndërkombëtare të miqësive,...
Rehabilitimi i Ukrainasve në RMV/ Shkupi shqyrton propozimin, Pendarovski – ideja e Zelenskit e pranueshme!
Agjencia e Lajmeve MIA ka pyetur Kabinetin e Presidentit nëse ka mbërritur kërkesa zyrtare për qendra rehabilitimi për ushtarët e...
Ariu sulmon një skiator danez në Kodrën e Diellit
Sot rreth orës 10:45, në Malin Shar, një ari ka sulmuar një turist danez i cili së bashku me një...
I thonë se me EVN nuk ia del, por Sahiti kërkon të drejtën e tij për të pasur rrymë (Video)
“Unë nuk kuptoj, ky shtet a është i EVN-së apo i qytetarëve”; “Edhe pse krejt pagesat i kam bërë, ashtu...
Osmani: Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, në radhë është Ballkani
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në Konferencën e titulluar “Ukraina: Dy vite heroizëm”, ku u shënua...
Vazhdon eksodi në Tetovë, këtë vit ka 1300 nxënës më pak në shkollat fillore dhe të mesme
Trendi i mbylljes së klasave në shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë nuk po ndalet. Statistikat e këtij viti...
Average Rating