Masa parandaluese për një person dhe 30 ditë paraburgim për pesë persona nga aksioni policor në Gërçec të Shkupit

Read Time:1 Minute, 54 Second

Është pranuar propozimi i Prokurorisë themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion dhe personave SH.B., F.B., N.I., F.S., DHE S.A. u është shqiptuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Për O.P. është pranuar propozimi për caktimin e masave të kujdesit, përkatësisht konfiskimin e pasaportës dhe ndalesë për nxjerrjen e një te reje, ndalesë për largim nga vendbanimi, përkatësisht vendqëndrimi dhe detyrim për paraqitje në gjykatë.

Siç informoi sot Gjykata themelore penale Shkup, gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën themelore penale Shkup kanë vepruar sipas propozimit të Prokurorisë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për të përcaktuar masa për sigurimin e prezencës së gjashtë personave të cilët gjatë natës janë sjellë në gjykatë, ndërsa lidhur me aksionin policor në fshatin Gërçec të Shkupuit

“Gjykata e pranoi propozimin dhe caktoi masën e paraburgimit për 10 persona të cilët janë të përfshirë me hetimin, ndërsa aktualisht nuk janë në dispozicion të organeve të rendit dhe kështu edhe nga gjetja e tyre, përkatësisht privim nga liria”, thuhet në kumtesën.

Kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë të ankesës në Këshillin Penal të kësaj gjykate.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski mbrëmë në konferencë për shtyp kumtoi se është shpartalluar një grup kriminal, ndërsa kallëzime penale do të ketë për të gjithë 16 persona, prej të cilëve shtatë janë arrestuar. Gjithsej 16 persona, të cilët dyshohen për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, vrasje dhe tentim-vrasje. Shtatë prej tyre tashmë janë arrestuar, ndërsa edhe të tjerët, të cilët ndodhen jashtë vendit do të privohen nga liria.

Bëhet fjalë për SH.М. (46), D.I. (50), F.B. (45), B.А. (44), R.S. (41), S.А. (44), М.Ç. (27), S.S. (36), SH.А. (27), SH.B.(20), N.I. (44), Е.I. (25), F.S. (43), SH.S. (40), М.D. (41) dhe О.O. (43) . Të gjithë ishin anëtarë të grupit të organizuar ndërkombëtar kriminel, ndërsa i ka kryesuar SH.M. nga fshati Gërçec, së bashku me të ndjerët O.B. dhe J.K., nga dhjetori i vitit 2019 deri në mars të vitit 2021, për çka janë siguruar dëshmi. Në këtë periudhë, grupi ka organizuar transport të 435 kilogramëve kokainë në vend nga Brazili.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post LSDM: Tmerrin e Mickoskit dhe partisë së tij do ta mposhtim më 8 maj
Next post Stoltenberg: Situata në Ballkan e brishtë, me potencial për tensione në Kosovë e Bosnje