
Në Tetovë sanksionohen 17 këmbësorë
Punonjësit policorë të SPB-Tetovë të enjten nga ora 10.00 deri në ora 14.00 kanë kryer aksion kontrollues ndaj këmbësorëve dhe sjelljes së tyre në komunikacion. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 17 shkelje numri më i madh i shkeljeve kishte të bëjë me kalimin e rrugëve jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë dhe 4 për mosrespektimin e sinjalizimit vertikal-semaforët për këmbësorë.
Për të gjithë këmbësorët-shkelës janë përgatitur parashtresa përkatëse me gjoba në të holla nga 35 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë, si dhe ftesa për pjesëmarrje në të ashtuquajturin mësim në komunikacion. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 2 lloje të tjera kundërvajtjesh në trafik.
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë edhe një herë apelon këmbësorët që të respektojnë plotësisht shenjat, rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të mos kalojnë rrugët ku arrijnë, por vetëm në vendkalimet e shënuara për këtë qëllim. Gjithashtu ata këshillohen që të respektojnë sinjalistikën ndriçuese në kryqëzime dhe të lëvizin me kujdes në rrugë që nuk kanë trotuare të formësuara. Nga ana tjetër drejtuesit e mjeteve këshillohen që t’u japin gjithmonë përparësi kalimi këmbësorëve dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve në komunikacion.
Të Tjera
45-vjeçari nga Tetova e rreh policin, arrestohet
Me datë 24.03.2025 në ora 00:45 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria...
Komuna e Tetovës: Vazhdojmë angazhimin për një qytet të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët
Në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Tetovës, Kryetari i Komunës...
BDI e LSDM shohin hetim selektiv lidhur me tragjedinë në Koçan
Sapo përfunduan shtatë ditët e zisë nga tragjedia në Koçan, partitë politike në opozitë filluan të shprehin pakënaqësitë e tyre...
Maqedonia e Veriut, vendi i parë që merr fondet sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor
Maqedonia e Veriut është vendi i parë që merr fondet e para sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin...
Tragjedia në Koçan/ 18:59 sonte nis protesta në Shkup – Kryeministri e përkrah
Për në orët e pasdites është paralajmëruar protestë e re, pas tragjedisë në Koçan. Nisma “Kush është i radhës” në...
Average Rating