
Talat Xhaferi kryeministri i parë shqiptarë në RMV, Pacolli: Po shënohet një kapitull historik
Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për herë të parë do të votohet për një kryeministër shqiptar, Talat Xhaferin.
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli për këtë rast ka thënë se në RMV po shënohet një kapitull historik, teksa shtoi se shqiptarët në Maqedoni janë bërë një fuqi për të ardhmen.
“Sot në Maqedoninë e Veriut po shënohet një kapitull historik me zgjedhjen e Talat Xhaferit si Kryeministër i parë shqiptar në vend. Nga një popullsi e shtypur dhe e privuar për dekada, sot shqiptarët e Maqedonisë janë bërë një fuqi vendimtare për të ardhmen dhe orientimin e vendit”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.
Pacolli ka uruar Xhaferin dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për këtë arritje.
“Urime Kryeministrit Talat Xhaferi për zgjedhjen e tij dhe shqiptarëve për arritjen e këtij momenti historik në Maqedoninë e Veriut, falë vizionit dhe udhëheqjes së Ali Ahmetit, i cili ka bërë që shqiptarët të kthehen nga një kategori e dytë qytetarësh në udhëheqës të shtetit të Maqedonisë së Veriut”, tha Pacolli
Të Tjera
Faton Ahmeti me një porosi të Ismail Qemalit:, ja kunt ia dedikon!
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëherit kryetar i degës së BDI-së në Tetovë përmes një postimi ka dërguar porosi për...
Shumicë pa Badenter!
Absolutisht, gjithçka është e mundur dhe gjithçka nuk është e mundur. Kështu që t’ia lëmë maksimës së njohur se politika...
Nafta dhe benzina me çmime të reja – qytetarët përballen me shtrenjtim të dyfishtë
Rriten sërish çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut – nafta arrin në 72 denarë për litër Çmimet e derivateve...
Sa i sigurt është ushqimi në Maqedoninë e Veriut?
Konsumatorët në Maqedoni konsumojnë ushqim të sigurt, ndërsa cilësia e ushqimit konfirmohet nga prodhuesit ose përpunuesit. Njëherësh edhe numri i...
Ndalohet një shofer nga Ohri, goditi dy këmbësorë me makinë prej të cilëve njëri ndërroi jetë
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (19.06.2025) në orën 22:30, SPB Ohër u njoftua se në një...
“1 vit pa dinjitet” – BDI akuzon Qeverinë për izolim
BDI ka publikuar një video me titullin “1 vit pa dinjitet”, ku kritikon ashpër politikat shtetërore dhe qeveritare të këtij...
Average Rating