
Zgjedhja e Xhaferit për kryeministër, deputeti demokrat Shehu: Një progres i rëndësishëm për shqiptarët dhe Maqedoninë e Veriut
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka vlerësuar arritjet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pasi që nga sot për herë vendin pritet ta drejtoj një kryeministër shqiptar.
Ja porosia e tij:
Maqedonia e Veriut-zhvillim per demokracine e stabilitetin! Sinjal pozitiv per Rajonin e shpejtues i integrimit europian!
Qe sot nje Kryeminister shqiptar do te drejtoje per here te pare Qeverine e atij vendi.
Eshte ky, qofte dhe me mandat te kufizuar, nje progres i rendesishem ne rrugen e duhur, per ate vend e Ballkanin Perendimor ne teresi.
Keshtu ne Shkup bije nje nga “tabute” e nacionalizmave te vjeter, duke «zbehur» dogmat, qe jo shume larg e rrezikuan ate vend ne egzistencen e tij multi etnike.
Pa asnje dyshim ketu kane kontribut te gjithe faktoret progresive politik lokale, qe punuan nder vite per keto zhvillime te deshirueshme. Si dhe partneret tane nderkombetare, BE dhe ShBA.
Une sot dua te pershendes e uroj vecanerisht BDI e kryetarin e saj, mikun tim Ali Ahmeti, ate qe hyri ne politike si “njeriu i luftes”, por qe shpejt u be faktor paqeje e bashkejetese. Gjithashtu uroj politikanin e vendosur, por dhe te “hapur” ne mendim Talat Xhaferi, Kryeministri i pare shqiptar ne ate vend.
Por jo vetem, edhe ato forca te tjera politike e drejtues te tyre, qe me pjekurine e tyre edhe si opozitare ishin e jane po kaq te vlefshem per demokracine. Nuk mund te le pa permendur per rolin ne kete “udhetim” te gjate dhe politikanin vizionar, intelektualin e shquar, Arber Xhaferi, te cilin e kam njohur e bashkepunuar qe prej vitit 1994, qe sot fatkeqesisht na mungon te gjitheve. Shpresoj qe ky eveniment te jete nje sinjal ne teresi per rajonin tone, per te kuptuar dhe ata, qe vazhdojne te ngurosen ne “llogoret” nacionaliste, se rruga e perjashtimeve, mos pranimit te realiteteve te reja demokratike, eshte nje rruge pa krye.”
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating