
IDEA: Komuna e Tetovës ka harxhuar mbi 200 mijë euro për udhëtime
Komuna e Tetovës gjatë vitit 2022 ka bërë më shumë udhëtime dhe shpenzime ditore. Ndërkaq, komuna e Haraçinës nuk ka harxhuar asnjë denarë. Analiza e fundit e institutit për domokraci dhe analiza ekonomike (IDEA), duke iu referuar udhëtimeve dhe shpenzimeve ditore për vitin 2022 të komunave që udhëhiqen nga kryetar shqipëtar tregon se Komuna e Tetovës për një vit ka shpenzuar 211 031 euro.
Sipas analizës së IDEA-s, pas komunës së Tetovës renditet komuna e Kërçovës me 208 450 euro. E treta në listën e harxhimeve është Komuna e Dibrës e cila gjatë vitit 2022 ka harxhuar 52 954 euro për udhëtime dhe shopenzime ditore. Komuna e Strugës ka harxuar 50 934 euro, Komuna e Sarajit 46 688, euro. Komuna e Çairit ka harxhiuar 36050 euro, ndërsa komuna e Gostivarit tre herë më pak – 11 0 49 euro. Analiza e IDEA-s tregon se komunat Tearcë, Likovë, Vrapçisht, Studeniçan, Bërvenicë, Bogovinë, Zhelinë dhe Haraçinë kanë harxhuar më pak se dhjetë mijë euro në vit. Komuna e Tearcës ka harxhuar 8 388 euro, Komuna e Likovës 5 099 euro, Komuna e Vrapçishtit 2 909 euro , Komuna e Studeniçanit 2 727euro , Komuna e Bërvenicës 2,169 euro, komuna e Bogovinës 1 828. Komunae zhelinës ka harxhuar 846 euro, ndërsa komuna e haraçinës nuk ka shpenzuar asnjë denarë për udhëtime zyrtare.
Të Tjera
45-vjeçari nga Tetova e rreh policin, arrestohet
Me datë 24.03.2025 në ora 00:45 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria...
Komuna e Tetovës: Vazhdojmë angazhimin për një qytet të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët
Në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Tetovës, Kryetari i Komunës...
BDI e LSDM shohin hetim selektiv lidhur me tragjedinë në Koçan
Sapo përfunduan shtatë ditët e zisë nga tragjedia në Koçan, partitë politike në opozitë filluan të shprehin pakënaqësitë e tyre...
Maqedonia e Veriut, vendi i parë që merr fondet sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor
Maqedonia e Veriut është vendi i parë që merr fondet e para sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin...
Tragjedia në Koçan/ 18:59 sonte nis protesta në Shkup – Kryeministri e përkrah
Për në orët e pasdites është paralajmëruar protestë e re, pas tragjedisë në Koçan. Nisma “Kush është i radhës” në...
Average Rating