
Faton Ahmeti: Ali Ahmeti nga figura më e urryer dëshmoi se di të krijojë politikë dhe të arrijë pozicionin më të lartë në shtet
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, i ftuar në emisionin ”Pressing” në T7, ka komentuar rolin dhe figurën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit. Sic thekson, Ali Ahmeti nga figura më e urryer tek maqedonasit arriti të pozicionojë një shqiptar në pozitën më të lartë të shtetit.
”Ali Ahmeti ka qenë figura më e urryer nga maqedonasit dhe gjatë viteve të veprimtarisë politike paraqitet si faktori kyc i vet shtetit, si faktor stabilizues edhe mes partive maqedonase, kur i kanë telashet mes veti.
Të dalim tek viti 2020, kampanja e fundit, kampanja “Koha për kryeministrin shqiptar”, kampanja “Pse jo?!”.
Ajo që dua të potencoj, pa dakordësi paraprake me partinë maqedonase, pati një hidhërim të jashtëzakonshëm nga kryeministri i asaj kohe dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev i cili kampanjën e zhvilloi “Pse jo BDI në opozitë”, këtë e mësoi edhe në gjuhën shqipe dhe e përsëriste në cdo tubim të tijin.
U dëshmua që Ali Ahmeti me largpamësin e tij, me vizionin e vet dëshmoi që di ta krijojë politikë, di të krijojë stabilitet në shtetin tonë dhe në momentin e caktuar si tani, një nga luftëtarët e luftës ta pozicionojë në pozitën më të lartë në shtet” – theksoi Ahmeti.
Të Tjera
Anketa e fundit, deshifron pakënaqësinë ne VLEN, Taravari prinë bindshëm!
Anketa e fundit e Agjencisë Market Vision, porositur nga MKD.mk, tregon se lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari...
MPB me detaje të reja për vrasjen në Duqanxhik
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë informacione të reja lidhur me përleshjen me armë zjarri që ndodhi dje në...
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, VLEN kundërpërgjigjet
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese sot informoi se kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Menjëherë kanë reaguar nga VLEN,...
BDI fton partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë, për zgjedhje të parakohshme
Bashkimi Demokratik për Integrim u është drejtuar publikisht partive shqiptare në qeveri dhe me thirrjen për zgjedhje të parakohshme. “Nëse...
Vrasja në Duqanxhik, LSDM kërkon dorëheqjen e Toshkovskit
LSDM-ja opozitare ka reaguar në lidhje me vrasjen e djeshme në afërsi të Stacionit Policor në Bit Pazar. Sipas tyre,...
Tetovë, mbetjet inerte hidhen kudo
Edhe pse nga Saubermacher dhe Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë u mundësua grumbullimi pa pagesë i mbetjeve inerte, madje duke...
Average Rating