
Momente tmerri, futbollistit i vrasin tezen dhe plagosin nënën e xhaxhanë
Futbollisti i AEK-ut të Athinës, Rodolfo Pizarro ka përjetuar momente tmerri teksa familja e tij është sulmuar në Meksikë.
Të afërmit e mesfushorit meksikan janë sulmuar brenda shtëpisë së tyre, në qytetin Madero, të shtetit Tamulipas.
Siç raporton faqja meksikane Heraldo, “sulmi është kryer nga persona të panjohur”, të cilët kanë lënë të vdekur një nga tezet e futbollistit.
Sakaq, nëna e lojtarit u ka mbijetuar plagëve pasi është qëlluar dy herë me armë zjarri. Po ashtu një nga xhaxhallarët e Pizarros ka mbetur i plagosur pasi është dhunuar barbarisht.
Përfaqësuesi për shtyp i policisë së shtetit Tamaulipas konfirmoi sulmin në shtëpinë e tezes së futbollistit të AEK-ut, duke shtuar se nënën dhe xhaxhain i kanë gjetur të lidhur me pranga.
Siç shton media meksikane, viktimat u zbuluan nga punonjësja e shtëpisë, e cila lajmëroi të afërmit e tyre. Menjëherë u njoftua policia e cila mbërriti në vendngjarje dhe zbuloi një grua të mbështjellë me batanije, e cila rezultoi se ishte tezja e Pizarros që kishte vdekur.
Deri më tani nuk dihet motivi i sulmit, por është bërë e ditur se një prej të përfshirëve është i njohur për familjen.
Të Tjera
Përparimi i DeepSeek AI është për t’u lavdëruar
Suksesi i aplikacionit DeepSeek është një shembull i rritjes së kompanive kineze të inteligjencës artificiale (AI). Përparimi i aplikacionit kinez...
FFM pranon kërkesën e kuqezinjëve, Shkëndija ndaj Vardarit do të luaj të dielën
Shkëndija dhe Vardari do të luajnë zyrtarisht të dielën. Vendimi ka ardhur nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut...
Ja Kush E Bindi Presidentin E Vllaznisë Për Të Marrë Qatip Osmanin
Skuadra e njohur shqiptare e Vllaznisë nga Shkodra, me 30 tetor në postin e trajnerit zyrtarizoi strategun tetovar, Qatip Osmani....
Goli i Leipzigut ishte i rregullt!
Reali i Madridit fitoi 0-1 përballë Leipzigut falë një goli shumë të bukur të Brahim Diaz, duke hedhur një hap...
Muriqi i lumtur për përkrahjen nga tifozët, uron të qëndrojë gjatë tek Mallorca
Vedat Muriqi është shprehur i lumtur për golin që i solli fitoren Mallorcas. Të dielën mbrëma, Mallorca fitoi 2:1 ndaj...
Edhe po të bëhen bashkë Ronaldo dhe Messi, nuk mund të kalojnë pasurinë e ish-sportistit më të pasur në botë
Një ish-yll i tenisit, i cili fitoi vetëm 200,000 euro si lojtar, tani është një miliarder që ka pasuri neto...
Average Rating