Reagon MASH: Nuk kemi iniciuar rritje të pjesëmarrjes në studime, shumat mbesin të njëjta
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka reaguar ndaj shkrimeve të disa mediave ku thuhej se me iniciativë të Ministrisë dhe Qeverisë do të dyfishohet pjesëmarrja për studime në institucionet e arsimit të lartë shtetëror për të tre ciklet e studimeve.
“Ky informacion nuk është i vërtet dhe për këtë arsye apelojmë që studentët të jenë të qetë, sepse do të vazhdojnë të paguajnë të njëjtat shuma për shtetin dhe kuotën e bashkëfinancimit që janë të vlefshme për momentin. Në komunikim me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, morëm informatë se rektorati ka kërkuar mendim nga fakultetet dhe njësitë në përbërje, nëse shumat të cilat aktualisht po paguhen janë të arsyeshme apo ndoshta duhet t’i nënshtrohen korrigjimeve të caktuara. Megjithatë, ky është proces i nisur nga brenda“, qëndron në demantin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, thuhet në njoftim, respekton parimin e gjithëpërfshirjes gjatë krijimit të politikave dhe sjelljes së vendimeve, kështu që i sigurojmë studentët se asnjë vendim që e dëmton procesin e tyre arsimor nuk do të sillet pa përfshirjen e organizatave që përfaqësojnë qytetarët e ardhshëm akademik.
Të Tjera
Ministri i Jashtëm i Turqisë takon edhe Ali Ahmetin gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha në Shkup se stabiliteti i Ballkanit është ndër prioritetet e vendit të tij,...
Reagim nga Avokati dhe Humanisti Shkodran Alili
Shqetësim! Institucionet që udhëhiqeshin nga kuadro shqiptare në Kërçovë ,tashmë janë zëvendësuar me kuadro maqedonase. Ku një ndër ta është...
Zgjerohet zjarri në Ograzhen, po shuhet me dy helikoptera
Zjarri në malin Ograzhden, mbi fshatin Badilen, në territorin e komunës Novo Sellë, i cili shpërtheu para tetë ditësh, prej...
Mbi 5600 veta kanë hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë gjatë pesë viteve të fundit
Vende të ndryshme kanë rregulla të ndryshme për marrjen e shtetësisë. Disa lejojnë mbajtjen e dy ose tre pasaportave, e...
Qeveria miratoi emrat e zëvendësministrave të rinj, shtatë janë nga VLEN: Elfet Ismaili në Mbrojtje, Astrit Iseini në MPB
Qeveria në seancën e sotme ka miratuar emrat e zëvendësministrave të rinj dhe i ka dorëzuar propozimet në Kuvend, ku...
VLEN propozon Xhulian Shabanin për drejtor në TVM2
Xhulian Shabani, një figurë e njohur në industrinë e medias dhe marketingut në rajon, është propozuar nga Koalicioni VLEN për...
Average Rating