
RMV e para krahasuar me Shqipërinë dhe Serbinë për (keq)përdorimin e procedurës së shkurtuar dhe flamurit evropian
Një dokument i shkurtër për politika publike i Instituti për Demokraci Societas Civilis botuar në janar, tregon se Maqedonia e Veriut krahasuar me Shqipërinë dhe Serbinë ka numrin më të madh të ligjeve të miratuara në procedurë të shkurtuar, gjë për të cilën është kritikuar disa herë.
Procedura e shkurtuar ose urgjente është metoda që përdoret për harmonizimin e legjislacionit kombëtar me të drejtën e BE-së. Shqyrtimi i ligjeve të këtij lloji me përdorimin e procedurës së shkurtuar/urgjente është i nevojshëm për harmonizimin më të shpejtë të legjislacionit me standardet e BE-së. Përdorimi i tij është thelbësor dhe i dobishëm kur bëhet fjalë për harmonizimin e qartë të legjislacionit. Megjithatë kjo nuk do të thotë që të keqpërdoret.
Sipas raporteve vjetore për punën e Kuvendit, vërehet se Maqedonia e Veriut ka numrin më të madh të ligjeve të miratuara në procedurë të shkurtuar në krahasim me Shqipërinë dhe Serbinë.
Sa i përket Serbisë, Qeveria është objekt i kritikave për programin e mbingarkuar ligjor që përmban ligje të iniciuara vetëm prej saj. Ligjet e miratuara me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Shqipërisë janë shumë më pak se në vendet e tjera për shkak të kushteve të shtrënguara për përdorimin e procedurës së shkurtuar.
Kuvendit të Maqedonisë së Veriut i bëhen vërejtje për miratimin e tepruar të ligjeve me flamur evropian.
Së fundmi, ligje të miratuara ose të ndryshuara me procedurë të tillë që nxitën reagimin publik dhe reagimin e ekspertëve këtë vit janë Ligji për lojërat e fatit dhe ndryshimet në 5 ligje për të lehtësuar ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10 (Ligji për marrëdhëniet e punës, për shpronësim, për planifikim urban, on Construction për ndërtim dhe Ligjin e veçantë për korridoret 8 dhe 10-d17). Për Ligjin për lojërat e fatit, opozita akuzoi se ishte një tjetër keqpërdorim i flamurit evropian për ligj që nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me rregullativën evropiane. Euro – ambasadori Gere shprehu shqetësim për 5 ligjet e mësipërme që votohen me përdorimin e flamurit evropian, pasi nuk bëhet fjalë për harmonizim me standardet e BE-së.Portalb
Të Tjera
Blerim Bexheti: Ky është ligj për tallje me shqiptarët jo ligj për përfaqësim
LIGJ PËR TALLJE ME SHQIPTARËT JO LIGJ PËR PËRFAQËSIM! Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë TURP që po tentohet...
ASH: Draft-ligji i kontestuar: VLEN manipulon!
Në rrethana kur versionet e draft-ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po shpërndahen në media pa ndonjë proces transparent...
Sadulla Bajrami letër VLEN-it: A keni fare turp, kujt i shërbeni?
A keni fare turp? Kujt i shërbeni dhe kë përfaqësoni në të vërtetë? Ne që po përjetojmë padrejtësi të pandërprera...
Përfaqësimi nuk është privilegj – është një e drejtë themelore
Nga Blerant Ramadani Ligji i propozuar për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, në formën që paraqitet sot, nuk përmbush...
Masakra e Monopollit/ Marin Mema nga Tetova tregon fakte tronditëse (VIDEO)
Gazetari shqiptar, Marin Mema rikthehet edhe një herë historisë së MONOPOLLIT të Tetovës. Ka ndodhur në Tetovë në hyrje të...
Faton Ahmeti: Ligji i ri është ligj i turpit dhe dorëzon fatet tona në në duart e vullnetit arbitrar të pushtetarëve!
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reagur ndaj ligjit të rij për përfaqësim tëdrejtë duke...
Average Rating