
Zelenski paralajmëron për rrezikun e Luftës së Tretë Botërore
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për mbështetje më të fortë ushtarake nga vendet perëndimore, duke paralajmëruar se nëse Ukraina nuk mund ta mposht Rusinë, konflikti do të përshkallëzohet në një luftë të tretë botërore.
Duke folur për mediat gjermane, Zelenskyy tha se kancelari Olaf Scholz e ka kuptuar më mirë natyrën reale të kërcënimit pas takimit të tyre në Berlin vitin e kaluar dhe Gjermania ka filluar të rrisë mbështetjen e saj ushtarake.
“Përshtypja ime është se kancelari Scholz e ka kuptuar se Putini nuk është vetëm një emër, por një kërcënim dhe jo vetëm një kërcënim për Ukrainën”, tha Zelenskyy për presidentin rus, gjatë intervistës së tij me transmetuesin publik ARD.
“Mendoj se kancelari Scholz e ndjen se nëse nuk rezistojmë, Rusia do të afrohet më shumë me Gjermaninë”, tha ai duke shtuar se vendet evropiane dhe vendet baltike mund të jenë objektivi i ardhshëm i Rusisë pas Ukrainës.
“Kancelari Scholz e kupton se ekziston një rrezik i tillë dhe kjo është padyshim lufta e tretë botërore. Nëse Rusia godet këtë apo atë vend të NATO-s, në secilin rast do të nënkuptonte fillimin e Luftës së Tretë Botërore”, theksoi Zelenskyy.
Ai përsëriti thirrjen e tij drejtuar vendeve perëndimore për të rritur mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe tha se pret që Gjermania të luajë rol udhëheqës në Evropë në lidhje me mbështetjen ushtarake për vendin e tij.
Rusia filloi “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.
Të Tjera
Kishin marihuanë në veturën e tyre: Dy persona nga Tetova arrestohen nga policia
MPB njoton se me datë 19.05.2025 në ora 16.10 në rrugën lokale Pirok-Tetovë, zyrtarë policorë nga NjP-Kamnjan kanë kryer kontroll...
Qoku: Zyrtarisht grupi parlamentar i VLEN-it numëron 9 deputetë, në ditët në vijim do na shtohet i dhjeti
VLEN prezantoi organizimin e ri brenda grupit parlamentar të cilin zyrtarisht e përbëjnë nëntë deputetë kurse i dhjeti do tu...
Tragjike: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë
Një i ri nëntëmbëdhjetë vjeçar u gjet i vdekur dje në hyrje të Strumicës. Lajmin tragjik e konfirmoi Prokuroria Publike...
“Afrim Gashi prezenton koordinatorin e ri Bekim Qokun si forcë në VLEN”
“Me grupin parlamentar VLEN, prezantuam koordinatorin e ri, deputetin Bekim Qoku. Ky është një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe...
“Dashnorët” e rinj të Arben Fetahut!
Dashuria nuk zgjati shumë: Arben Fetahu braktis Taravarin dhe gjen dy “të dashur” të rinj – Mickovskin dhe Kasamin Shkruan:...
Blerant Ramadani nga krahu i ASH-së së Taravarit jep dorëheqje si koordinator nacional për implementimin e teknologjive të reja
Koordinatori nacional për implementimin e teknologjive të reja, Blerant Ramadani, kuadër nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sot...
Average Rating