Ndahet nga jeta gazetari dhe ish ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Kumbaro
Në moshën 76-vjeçare është ndarë nga jeta Fatmir Kumbaro. Ndërsa po trajtohej në spital për shkak të një problemi me frymëmarrjen, ka pësuar një arrest kardiak, ç’ka ka qenë fatale për jetën e gazetarit dhe diplomatit të njohur.
Fatmir Kumbaro lindi në Tiranë me 5 dhjetor të vitit 1947.
I diplomuar në fakultetin drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ai ka kryer detyra të rëndësishme; gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, pedagog në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës dhe Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar në vitin 1991.
Fatmir Kumbaro ka qenë ndër themeluesit e Partisë Socialiste dhe për disa vite anëtar i kryesisë së saj. Ka qenë në vitet e para të pluralizmit edhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kontribut të çmuar ka dhënë Fatmir Kumbaro edhe si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari.
I veçantë ka qenë kontributi i zotit Fatmir Kumbaro në momentet delikate para e gjatë luftës në Kosovë, kur në përgjegjësinë e Ambasadorit në Maqedoninë e Veriut iu desh të koordinonte veprimet e shtetit shqiptar me faktorin ndërkombëtar, ashtu sikundër me të njejtën përgjegjësi dhe angazhim luajti u angazhuar pas zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut në kohën e luftës së UÇK-së deri në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe më pas në implementinin e saj.
Autoriteti intelektual dhe agazhimet qytetare, të qenit i drejtë dhe kurajoz, kultura e veçantë dhe zotërimi i tetë gjuhëve të huaja e bënin Fatmir Kumbaron një figurë të veçantë, imponuese dhe të admirueshëm njëherësh.
Të Tjera
Dalin rezultatet e para për presidencialet
Kandidatja për presidente e VMRO-së, Gordana Siljanovska prin në zgjedhjet presidenciale ndaj kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovski me 35 mijë...
RMV, sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit, diaspora voton vetëm për kandidatët për president
Në prag të zgjedhjeve të dyfishta – rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare (8 maj), të sëmurët dhe...
Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore, të mërkurën do të votohet për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në gjithsej 3.480 vendvotime
Dita e fundit e fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve të shtata presidenciale dhe të njëmbëdhjeta parlamentare të 8...
Vazhdon trendi i rënies së numrit të filloristëve në Tetovë
Regjistrimi i fëmijëve në shkollat fillore do të fillojë pas përfundimit të pushimit që kanë fëmijët në këtë periudhë, respektivisht...
Punonjësit e shëndetësisë në protestë: Nuk jetohet me rrahje shpatullash, duhet rritje e rrogave
Rreth 30 vjet më parë kishte rreth 18,000 mjekë, sot janë nga gjashtë deri në shtatë mijë. Vetëm nga shëndetësia...
Petrovska në Ditën e NATO-s: Anëtarësimi është konfirmim i përkushtimit tonë për paqe dhe stabilitet
Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska me rastin e 4 Prillit – Ditës së NATO-s, qytetarëve iu drejtua me një videomesazh....
Average Rating