
Ambasadorja e SHBA-së uron Talat Xhaferin
AGELER: JU LUTEM, MOS NGURRONI TË MË MERRNI NË ÇDO KOHË!
Urime për postin e Kryeministrit, Talat Xhaferit i ka mbërritur edhe nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.
Në letrën e urimit të Ambasadores, Anxhela Aggeler, thuhet se “ndonëse për një periudhë të shkurtër, zgjedhja juaj në krye të qeverisë është një mesazh I fuqishëm se Maqedonia e Veriut e bën më të fortë diversitetin dhe trashëgiminë e saj të pasur. Si Kryeministri i parë shqiptar në historinë e këtij vendi, besoj se jeni dhe duhet të jeni tepër krenar – shkruan Ambasadorja Ageler.
“Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë për rrugëtimin jashtëzakonisht të rëndësishëm të integrimit evropian. Ju gjithmonë e keni pasur dhe do të vazhdoni ta keni mbështetjen e fuqishme të Ambasadës së SHBA-së në Shkup. Ju lutem, mos ngurroni të më merrni në çdo kohë”, tha Anxhela Ageler.
Kryeministri Talat Xhaferi, gjatë ditës ka takuar edhe Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Shkup.
Sipas komunikatës, Me ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka, është biseduar për përcaktimin e përbashkët për integrim të përforcuar ekonomik rajonal, të mbështetur me protokollet e nënshkruara për zbatimin e kushteve për qasje të lirë në tregun e punës të Ballkanit Perëndimor, për ndërlidhjen e ndërsjellë në skemat e identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, si edhe për ndërlidhjen infrastrukturore përmes korridoreve 8 dhe 10.
Kurse në takimin me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja, sic percjell KlanM, janë riafirmuar zotimet për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, për ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit ekonomik, kurse Kryeministri Talat Zhaferi, ka përsëritur qëndrimin afirmativ për aderimin e Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat dhe nismat multilaterale dhe rajonale./Top24
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating