
Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet njëanshëm
Marrëveshja e Prespës është marrëvehsje ndërkombëtare, ka fuqi mbi të gjitha dispozitat ligjore dhe nuk mund të ndryshohet njëanshëm nga asnjëra palë, porositi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis, si në intervistën e mbrëmshme për televizionin grek “Antena”, ashtu edhe nga Parlamenti sot në mëngjes, duke iu prëgjigjur pyetjes së deputetëve.
Shefi i diplomacisë greke theksoi se Demokracia e Re doli me kohë me qëndrime për Marrëveshjen e Prespës për pikat të cilat ata vetë i kanë konsideruar problematike, por theksoi se tani, nuk mund të definohet, ndërsa Greqia e ndjek respektimin e rreptë dhe konsekuent.
“Vazhdimisht kam cekur se Marrëveshja e Prespës paraqet marrëveshje ndërkombëtare. U votua nga Parlamenti grek dhe siç imponon Kushtetuta, kjo Marrëveshje ka fuqi mbi çdo dispozitë tjetër ligjore, që do të thotë se nuk mundet unanimisht të ndryshohet nga cila do palë. Demokracia e Re me kohë i paraqiti pozicionet lidhur me këto pika të cilat ishin problematike në Marrëveshjen e Prepës. Me kohë theksoi se do të ekzistojnë pyetje edhe në implementim. Sot jemi të obliguar me kushtetutë ta zbatojmë këtë Marrëveshje dhe nuk është i mundur ndryshimi i njëanshëm. Por, atë që duhet ta bëjmë dhe që e bën Greqia është ta ndjekë respektimin konsekuent dhe të rreptë”, theksoi Gerapetritis.
Lidhur me obligimin për ndryshim të pasaportave dhe targave të automjeteve deri më 12 shkurt, shefi i diplomacisë greke theksoi se ekzistojnë dispozita të qarta dhe afate kohore të cilat duhet të respektohen.
Shtoi se Ministria e Punëve të Jashtme do të jetë e rreptë në raport me atë që është paraparë me Marrëveshjen e Prespës dhe Greqia do të insistojë për respektim të besueshëm të obligimeve të cilat dalin.
Për tre memorandumet me Maqedoninë e Veriut të cilat ende nuk janë sjellë për ratifikim në Parlamentin grek, Gerapetritis tha se “absolutisht varen nga respektimi i besueshëm dhe i rreptë i dispozitave të Marrëvehsjes së Prespës.”
Të Tjera
Luan Veliu: Prilli i Demonstratave të vitit 1981! 44 vite, Përkujtim, Qëndresë-Ndërgjenerata, të pa luhatur…
Të rinjë e të moshuar, Amanet-bartës Trung i gërshetuar me rrënjë të thella… Flamur që nuk bie (rrëzohet) para vdekjes!...
Imerlije Saliu: VLEN mbetet fryma e ndryshimit
Bazuar në zuvillimet e fundit në koalicionin VLEN dhe largimin e Arben Taravarit dhe ASH-së nga koalicioni, deputetja e VLEN-it,...
Prokuroria kërkon masa kujdesi për të dyshuarin që ishte në mjekim pas zjarrit në Koçan
Prokuroria Themelore Publike Koçan, duke vepruar sipas lëndës në lidhje me zjarrin në klubin e natës “Puls”, deri në Gjykatën...
Në Tetovë dhe Gostivar janë gjobitur 67 shoferë për parkim të paligjshëm
Gjatë ditës së djeshme (17-prill) janë kryer kontrolle të intensifikuar të automjeteve dhe drejtuesve të automjeteve në zonën e SPB...
Taravari konfirmon bisedën telefonike me Ahmetin
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili është larguar nga koalicioni VLEN pasi vendosi të shkojë në zgjedhje...
Nënkryetari i ASH-së, Kadriu: Kur të shpifin nga hija, ti vazhdo të qëndrosh me të vërtetën
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Gëzim Kadriu përmes një postimi ka dëshmaur eehe një her mbështetjen e parezerve ndaj kryetarit...
Average Rating