
SPB-Tetovë jep detaje për ngjarjet në Myftininë e Tetovës
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se sot është raportuar se personi me iniciale G.S. është ndaluar të hyjë në hapësirat e Myftinisë së Tetovës.
“Sot në ora 07:30 në SPB- Tetovë, S.Xh. (52) nga Tetova ka raportuar se G.S. dhe Sh.Sh. i kanë mbyllur dyert e objektit të BFI-së në Tetovë dhe e kanë penguar të veprojë si u.d.Myfti, që të hynte dhe të kryente detyrat e punës, edhe pse kishte një vendim nga Bashkësia Fetare Islame të hartuar më 8 nëntor 2023.
E njëjta gjë po ndodhte prej kohësh dhe në parandalim u përfshinë edhe persona të punësuar si roje në BFI. Menjëherë pas denoncimit të rastit, në vendngjarje janë dërguar efektivë të policisë për të parandaluar prishje të mundshme të rendit dhe qetësisë publike. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.
Të Tjera
Blerim Bexheti: Ky është ligj për tallje me shqiptarët jo ligj për përfaqësim
LIGJ PËR TALLJE ME SHQIPTARËT JO LIGJ PËR PËRFAQËSIM! Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë TURP që po tentohet...
ASH: Draft-ligji i kontestuar: VLEN manipulon!
Në rrethana kur versionet e draft-ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po shpërndahen në media pa ndonjë proces transparent...
Sadulla Bajrami letër VLEN-it: A keni fare turp, kujt i shërbeni?
A keni fare turp? Kujt i shërbeni dhe kë përfaqësoni në të vërtetë? Ne që po përjetojmë padrejtësi të pandërprera...
Përfaqësimi nuk është privilegj – është një e drejtë themelore
Nga Blerant Ramadani Ligji i propozuar për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, në formën që paraqitet sot, nuk përmbush...
Masakra e Monopollit/ Marin Mema nga Tetova tregon fakte tronditëse (VIDEO)
Gazetari shqiptar, Marin Mema rikthehet edhe një herë historisë së MONOPOLLIT të Tetovës. Ka ndodhur në Tetovë në hyrje të...
Faton Ahmeti: Ligji i ri është ligj i turpit dhe dorëzon fatet tona në në duart e vullnetit arbitrar të pushtetarëve!
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reagur ndaj ligjit të rij për përfaqësim tëdrejtë duke...
Average Rating