
Të plagosur, të uritur dhe vetëm, 19 mijë fëmijë kanë mbetur jetimë nga lufta në Gaza
Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit ka shkuar në ditën e 117-të, më mijëra të vdekur dhe të zhvendosur, me konfliktin që nuk tregon shenja drejt përfundimit.
Shumë fëmijë që jetojnë në Gaza po përballen me kushte të mjerueshme, me disa që pinë ujë të ndotur.
Ndërkohë, Agjencia e Fëmijëve e OKB-së tha se shqetësimi i tij më i madh në Gaza janë rreth 19,000 fëmijë që kanë mbetur jetimë ose vetëm pa asnjë të rritur që mund të kujdeset për ta.
“Shumë nga këta fëmijë janë gjetur nën rrënoja ose kanë humbur prindërit si pasojë e bombardimeve” tha Jonathan Crick, kreun e komunikimit për Unicef në Palestinë. ”
Sipas tij, disa të tjerë janë gjetur në postblloqe izraelite, në spitale dhe në rrugë. Fëmijëve, të cilët përbëjnë gati gjysmën e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës, u është shkatërruar jeta nga lufta brutale.
Megjithëse Izraeli thotë se përpiqet të shmangë viktimat civile, duke përfshirë lëshimin e urdhrave për evakuim, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë janë vrarë më shumë se 11,500 nën 18 vjeç.
Unicef beson se pothuajse të gjithë fëmijët në Gaza tani kanë nevojë për mbështetje për shkak të traumave. Me jetën e tyre të shkatërruar, edhe kur të ketë një armëpushim të qëndrueshëm, shumë do të kenë ende humbje të tmerrshme që do të luftojnë për t’i kapërcyer.
Të Tjera
Paralajmërimi i Trumpit/ Hamasi: Pengjet do të lirohen vetëm në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm
Hamasi i është përgjigjur paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump për lirimin e pengjeve. Në reagimin e tij, Hamasi ka...
Zelensky nga Brukseli: Ju qëndruat pranë nesh, jemi mirënjohës që nuk jemi vetëm
Në samitin urgjent të BE-së në Bruksel për Ukrainën dhe mbrojtjen e kontinentit, ka mbërritur edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky....
Trumpi hap rrugën për dëbimin e mbi 200,000 ukrainasve nga SHBA-ja
Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump po planifikon të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për rreth 240,000 ukrainas që...
Përparimi i DeepSeek AI është për t’u lavdëruar
Suksesi i aplikacionit DeepSeek është një shembull i rritjes së kompanive kineze të inteligjencës artificiale (AI). Përparimi i aplikacionit kinez...
Youtube u përjashtua nga ligji për rrjetet sociale, Meta e TikTok zemërohen me Australinë
Në fund të vitit të shkuar, Australia miratoi një ligj që ndalon rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç. Tani Meta, TikTok...
Panairi i industrisë në Spanjë, tërheq vëmendje telefoni i parë me 3 ekrane të palosshme
Në qytetin e Barcelonës në Spanjë vazhdon të mbahet “MWC 2025”, një nga panairet më të mëdha të industrisë në...
Average Rating