
Tregu i gjelbër i Tetovës bëhet me faltore për besimtarët myslimanë
Tregu i gjelbër i Tetovës do të ketë objekt të veçantë ku besimtarët myslimanë që veprojnë në atë treg mund t’i kryejnë ritet e tyre fetare brenda hapsirave të tregut.
Disa të rinj e kanë blerë lokalin dhe pastaj vullnetarisht ia kanë dhuruar BFI-së për ta shfrytëzuar si faltoret për besimtarët.
I pranishëm në këtë akt ishte Myfitu i Tetovës, i emëruar nga kryemyftiu i BFI-së, Selver Xhemaili.
Myftiu Xhemaili tha: “Është një akt ndoshta i vogël, por shumë i çmueshëm. Për herë të parë, tregu i gjelbër do të ketë një faltore ku besimtarët gjegjësisht punëtorët që janë te tregu i gjelbër, të falin namazet në mënyrë komode. Është një faltore e vogël, përafërisht ka 18 metër katror, ku disa djem të rinj besimtarë, e kanë blerë dhe sot finalizuam të gjitha procedurat për kalimin si pronë vakëf, të njëjtën e kemi nënshkruar të noteri dhe tash e tutje kjo është pronë e besimtarëve apo vakëf.”
Në pyetjen për problemet që kanë ndodhur së fundi në Myftininë e Tetovës, Xhemaili tha: “Presim që të ketë një pranim dorëzim të qetë të detyrës. Unë kam qenë i qetë dhe kam lënë gjithçka të ecë në mënyrë profesionale dhe ligjore. Kështuqe, procedura ligjore dhe administrative, të gjitha kanë përfunduar dhe tani jemi duke pritur që pranim dorëzimi i zyreve të bëhet në mënyrën më të bukur dhe më të denjë ashtu siç na takon neve si teologë dhe hoxhallarë.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating