
Nënshkruhen marrëveshje për 11 komuna për projekte infrastrukturore nga fusha e kulturës
Me gjithsej 50 milionë denarë do të mbështeten 11 komuna në vend për projekte infrastrukturore nga fusha e kulturës. Mjetet janë nga Programi për shfrytëzim të dotacioneve për projekte investuese në njësitë e vetëqeverisjes lokale nga fusha e kulturës për vitin 2024.
Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, e cila sot i nënshkroi marrëveshjet me kryetarët e komunave të cilët morën mjete, theksoi se Qeveria dhe Minsitria e Kulturës dërgojnë porosi të qartë se njihen nevojat e kulturës lokale dhe vlerësojnë përpjekje kreative për zhvillimin e saj të mëtutjeshme.
“Këtë vit, për këtë dedikim e rritëm buxhetin për 10 milionë denarë dhe qëllimi ynë është çdo vit kjo shkallë vazhdimisht të rritet. Ofrojmë ndihmë konkrete financiare me të cilën bashkarisht kontribuojmë për cilësinë e zhvillimit lokal dhe implementimit të politikave kulturore njejtë në tërë shtetin. Komisioni vendpsi përmes këtij programi për vitin 2024 me 50 milionë denarë të mbështeten projekte infrastrukturore në 11 komuna”, tha Kostadinovska Stojçevska.
Siç informoi, mbështetja është e dedikuar për ndërtimin dhe adaptimin e objektit “Park” një qendër kreative multifunksionale në Komunën e Manastirit, rikonstruim të qendrës multifunksionale “Diço Zogrgafski” në Tresonçe të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, rikonstruim dhe adaptim të Shtëpisë së kulturës në Komunën e Dojranit, vendosje e paneleve fotovoltaike në çatinë e Bibliotekës “Goce Dellçev” në Komunën e Velesit, ndërtim i Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Çashkës, rikonstruim i Muzeut në Demir Kapi, rikontrusim i Shtëpisë përkujtimore të KAÇKM-së në Dellçevë, Shtëpinë e partizanëve në Çuçer Sandevë, ndërtim i murit rrethues dhe rregullim parteri në Bibliotekën dhe Muzeun në Krivogashtan, ndërsa me skenë verore do të bëhet Bogdanci.
Për furnizim të ndriçimit të shfaqjeve skenike në pronësi të përhershme do të marrë mbështetje edhe Komuna e Krushevës.
Kryetarët e këtyre 11 komunave i shprehën falënderim Ministrisë së Kulturës, sepse, siç potencuan në njoftimin e tyre, në këtë mënyrë bëhet mbështetëse por edhe partnere në realizimin e infrastrukturës kulturore turistike të komunave.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating