
Pagesat vetëm me euro në Kosovë, BE-ja e shqetësuar për pasojat!
Bashkimi Europian shprehu shqetësim për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës mbi pagesat vetëm me euro se sipas bllokut, “ky vendim që pamundëson përdorimin e dinarëve mund të ketë pasoja në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë”. Referuar Unionit për këtë vendim që hyri sot në fuqi nuk pati konsultime paraprake “sidomos për ndikimin që mund të ketë në spitale dhe shkolla”, duke pasur parasysh “mungesën e alternativave në këtë moment.”
BE-ja i bëri thirrje Kosovës të ofrojë një periudhë të gjatë tranzicioni e “të gjejë zgjidhje të negociuar për çështjen e përdorimit vetëm të euros në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar” nga blloku.
Periudha e shkurtër kohore e tranzicionit për zbatimin e rregullores, së bashku me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikon që të ndërlikojë seriozisht jetën e tyre. BE-ja vë në pah se kjo rregullore do të ndikojë po ashtu në mbështetjen financiare që marrin serbët e Kosovës nga Serbia.
Prishtina zyrtare tha se zbatimi i rregullores do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtësuar. Paraprakisht, komuniteti ndërkombëtar përfshirë BE-në i ka bërë thirrje Kosovës të shtyjë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore.
Hyrja në fuqi e rregullores së BQK-së ka ngritur shqetësime te popullata serbe në Kosovë, që ka përdorur dinarin për të kryer pagesa. Me këtë valutë, pagën e kanë marrë edhe punonjësit e institucioneve serbe në Kosovë, por me dinarë janë paguar edhe pensionet, po sipas sistemit serb, si dhe bonuset për fëmijët e ndihmat sociale.
Qeveria e Kosovës ka deklaruar se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se do të ndalen transfertat e parave nga Serbia e po ashtu nuk nënkupton dënime financiare për posedimin e valutave të shteteve të tjera. Por, nga sot nuk lejohet importi i parave nëse institucionet financiare përgjegjëse, nuk janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës.
Një ditë më parë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se do të nisë një fushatë për informimin e qytetarëve për këtë rregullore, duke shtuar se shpreson që do të ketë bisedime mes bankave qendrore të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një mekanizmi mbi transfertat transparente.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating