Punonjësit e çerdheve në Strugë në protesta, kërkojnë paga prej 20 mijë denarësh

Read Time:1 Minute, 21 Second

Në kohën kur mijëra euro shpenzohen për punë joproduktive, makina të shtrenjta, dreka dhe darka nëpër restorante, njëzet e një përkëdhelëse dhe edukatore nga çerdhja e Strugës paguhen vetëm 10 mijë denarë në muaj, pa sigurim shëndetësor dhe pensional. Nga sot u hodhën në grevë. Nuk do të punojnë derisa të zgjidhet statusi i tyre. Komuna nuk ka gjetur zgjidhje për problemin që daton prej vitesh.

“Në çerdhen e Strugës sot kanë ardhur vetëm një numër i vogël i fëmijëve. Ata që shkojnë në punë, pra punonjësit që kanë vendim, na kanë thënë se numri i fëmijëve në grup sot është shumë i vogël”, raporton Miki Trajkovski-gazetar.

Prindërit kërkojnë zgjidhjen e problemit nga komuna, pasi nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e tyre.

“Statusi i tyre duhet të zgjidhet, sepse ne si prindër jemi të detyruar t’i sjellim fëmijët këtu, nuk ka ku t’i çojmë”, u shpreh një prind.

Nga Sindikata e punonjësve i bëjnë thirrje kryetarit Ramiz Merko për të zgjidhur problemin. Ata thonë se i japin mbështetje të plotë kolegeve të tyre.

“I bëjmë thirrje komunës dhe ministrive kompetente që sa më shpejt të zgjidhet problemi, sepse ka nevojë reale që të zgjidhet statusi i punës së kolegeve të punësuar përkohësisht. Kemi shumë fëmijë, grupe të mëdha dhe staf të pamjaftueshëm. Kopshti nuk mund të funksionojë në të ardhmen”, tha Milka Dolinska-kryetare e Sindikatës.

Përkëdhelëset thonë se do të kthehen në punë nëse paga e tyre rritet në 20 mijë denarë. Përkundrazi thonë se nuk do të kthehen. Në çerdhen e Strugës janë të regjistruar 500 fëmijë dhe po aq janë në listën e pritjes.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Mirë se vini në epokën e akterit joshtetëror
Next post Zëdhënësi i partive opozitare: Për momentin nuk kemi marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët