
Tetovë: Shtrenjtohet çmimi i ujit të pijshëm
Në vend të 16,08 denarë për metër kub ujë, amvisëritë tani do të paguajnë 21,5 denarë për ujin e pijëshëm të konsumuar. Ky vendim u soll dje nga Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e 27-të.
Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” më datë 11.12.2023 dorëzoi kërkesë në Komisionin Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit për përcaktimin e tarifës për furnizim me ujë të pijshëm ose furnizim me ujë për periudhën e rregulluar 2024-2026.
Zoran Andonovski, përfaqësuesi i NPK “Sharri” e cila është ndërmarrje e sapo forumuar që më parë ka funksionuar si njësi e ujësjellësit dhe kanalizimit në NPK “Tetova” theksoi se Komisioni Rregullator ka marrë vendim i cili është publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 10, datë 16.01.2024, sipas të cilit Bordi Drejtues i NPK “Tetova” ka marrë vendim për vendosjen e tarifës për shërbimin e ujit-furnizimit me ujë të pijshëm.
“Tarifa e vendosur për amvisëri është 21,5 denarë për metër kub për të tri vitet 2024, 2025 dhe 2026. Si dhe 36,55 denarë për metër kub ujë për të gjithë shfrytëzuesit e tjerë si institucionet, personat juridikë, objektet shëndetësore dhe të tjera”, tha Zoran Andonovski.
Këshilltari nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Amet Rexhepi, në lidhje me përcaktimin e çmimores për ujë te amvisëritë dhe te shfrytëzuesit e tjerë tha se rregullorja e Komisionit Rregullator të Energjetikës nuk korrespondon me vendimin për përcaktimin e shërbimit të ujit për furnizim për pijë të ndërmarrjes
“KRRE për vitin 2024 2025 2026 e ka çmimoren në 20.90 denarë, këtu është 21.50, 21.50, 21.50 deri në vitin 2026. Në bazë të kujt e keni rritur çmimin duke e pasur çmimin prej KRRE-së, ku e keni bazuar këtë ngritjen e çmimit në ndërmarrje”, tha Rexhepi.
“Çmimi prej 21.5 do ta rrumbullakoste çmimin. Është e drejtë e bordit drejtues”, tha Andonovski.

Në seancë u vendos edhe tarifa për grumbullimin dhe mënjanimin e ujërave të zeza urbane për periudhën e rregulluar 2024-2026 di dhe çmimorja e NPK “Sharri” Tetovë për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating