“Çashkë”, protestuesit kërkojnë dislokimin e paraleles shqipe
Vazhdon bllokimi i hyrjes dhe daljes së Çashkës nga protestuesit duke mbajtur kështu peng funksionimin e shkollës fillore “Todor Janev” ku mësojnë mbi 150 nxënës shqiptarë dhe maqedonas të kësaj komune.
Protestuesit kërkojnë dislokimin e paraleles shqipe në një fshat tjetër, dorëheqjen e drejtoreshës dhe kthimin e kompetencave të arsimit kryetarit të komunës së Çashkë.
Që nga fillimi i protestës ndodhën edhe disa incidente nga ana e protestuesve dhe sipas drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit Halit Ferati ishte sulmuar edhe një inspektor i cili kryente punën në terren. Por sipas MPB-së sulmi ndaj inspektorit nuk është denoncuar në Policinë e Çashkës, por atë të Velesit.
“Më datë 15.01.2024, SPB Veles ka pranuar një raport me shkrim nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit se më 25.12.2023, një grup prindërish duke protestuar para SHF “Todor Janev” e kanë penguar punonjësin e tyre që të kryej inspektim të jashtëzakonshëm në shkollë. Personi për të cilin ankuesi ka treguar në raportin me shkrim se e ka penguar të hyjë në shkollë është thirrur në policinë e Çashkës. Njoftim për ngjarjen i është dërguar Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe Prokurorisë Themelore Publike Veles me dokumentacion të plotë”, thonë nga MPB.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme shtojnë se sa i përket sulmit fizik ndaj drejtoreshës së SHF “Todor Janev” në Çashkë njësiti i Policisë Çashkë, ka thirrur persona, është bërë kallëzim përkatës dhe është parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës së kundërvajtjes.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating