UNICEF: 17 mijë fëmijë në Gaza kanë mbetur të pashoqëruar ose të ndarë nga familjet e tyre

Read Time:50 Second

Drejtori i Komunikimit i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në Palestinë, Jonathan Crickx, ka njoftuar se në Gaza 17 mijë fëmijë kanë mbetur të pashoqëruar ose të ndarë nga familjet e tyre.

Crickx bëri vlerësime lidhur me vështirësitë me të cilat përballen fëmijët në Gaza, e cila ndodhet nën sulmet intensive dhe bllokadën e Izraelit.

Crickx rikujtoi se javën e kaluar ka vizituar Gazën dhe tha se familjet ndodhen në vështirësi për shkak të mungesës së ushqimit, ujit ose strehimit dhe se anëtarët e familjeve kanë vështirësi në plotësimin e nevojave të fëmijëve të tyre.

Për shkak të ngjarjeve të përjetuara në Gaza, theksoi Crickx, shëndeti mendor i fëmijëve është prekur seriozisht. Ai shtoi se kjo situatë ka paraqitur simptoma të tilla si ankthi ekstrem, humbja e oreksit, pamundësia për të fjetur, përjetimi i shpërthimeve emocionale ose paniku sa herë që dëgjojnë zhurmat e shpërthimeve.

“Parashikojmë se pothuajse të gjithë fëmijët sot në Gaza kanë nevojë për mbështetje të shëndetit mendor”, u shpreh Crickx.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post “Çashkë”, protestuesit kërkojnë dislokimin e paraleles shqipe
Next post SHBA paralajmëron Kosovën, reagimet pro dhe kundër masës së qeverisë për dinarin serb