
Eksperti i bio-mjekësisë: Implementimi i çipit elektronik në trurin e njeriut, ndihmon njerëzit e paralizuar
Inxhinieri bio-mjekësor Ermand Mertenika, ka folur lidhur me zhvillimin dhe implementimin e çipit elektronik në trurin e njeriut, gjë që u arrit së fundmi nga kompania e miliarderit Elon Musk.
Ai shpjegoi se çipi mund të implementohet në trurin e individëve që mund të kenë një masë tumorale e cila u ka shkaktuar një paralizë, për të ndihmuar në eliminimin e kësaj të fundit.
Mertenika shtoi se nëse masa tumorale ka dëmtuar lidhjet neurologjike të trurit, implementimi i çipit bën të mundur këto lidhje për të kthyer pacientin në gjendjen fillestare.
“Implanti elektronik konsiderohet si një çip që implementohet për një qëllim të caktuar. Nëse një pacient ka pasur një masë tumorale e cila u ka shkaktuar pacientëve paralizë, atëherë çipi elektronik ndihmon në rikuperimin e njeriut. Truri i njeriut ka dendësinë më të madhe të nervave që qarkullojnë rrymën, sepse ne jemi qarkullues të rrymës elektrike. Nëse kjo masë tumorale është ekstraktuar nga pacienti dhe ajo ka dëmtuar lidhjet neurologjike, implementimi i çipit bën të mundur këto lidhje për të kthyer pacientin në gjendjen fillestare”, shpjegoi ai.
Të Tjera
Koçani/ Katër pacientë kthehen në vend, 11 të tjerë mbeten në qendrat e huaja mjekësore
Ministria e Shëndetësisë informon se katër pacientë të tjerë që u lënduan në zjarrin e Koçanit po kthehen nga jashtë...
Sot varroset rreshteri i policisë Muhamed Lika, i cili u vra mbrëmë
Mbrëmjen e së martës një vrasje e rëndë ka ndodhur në Kaçanik, shkruan GazetaDemos. Viktimë është rreshteri i policisë, Muhamed...
Elon Musk shet platformën sociale X për 33 miliardë dollarë
Miliarderi Elon Musk ka njoftuar se ka shitur platformën sociale X te xAI, kompania e tij e inteligjencës artificiale. Musk...
Varësia nga ChatGPT është në rritje: Kujdes! Këto janë pasojat e mundshme
Sipas studiuesve, përdoruesit që përdorin shpesh ChatGPT për biseda jopersonale, duke përfshirë kërkimin e këshillave, shpjegimet konceptuale dhe ndihmën për...
Një ekip shkencëtarësh kanadezë pretendon se ka zbuluar sekretin e aftësisë për të lexuar mendjet
Një ekip shkencëtarësh kanadezë pretendon se ka zbuluar sekretin e aftësisë për të lexuar mendjet, duke raportuar se zona të...
Ky ishte kompjuteri i parë në shitje, ai peshonte 13 tonë dhe kushtonte miliona dollarë
UNIVAC (një akronim për Universal Automatic Computer) ishte sistemi i parë kompjuterik i disponueshëm komercialisht në Shtetet e Bashkuara, duke...
Average Rating