RMV: Ligji për masat restriktive të martën në Qeveri
Ligji i shpallur prej kohësh për masat kufizuese ndaj personave që janë në listën e zezë në Shtetet e Bashkuara do të shqyrtohet sërish në mbledhjen e Qeverisë të martën. Teksti është dërguar në Kuvend, por më pas është tërhequr nga Qeveria për, siç kanë bërë të ditur arsye administrative. Paraprakisht, Ministria e Drejtësisë ka dhënë mendim negativ për tekstin, nga i cili ka vlerësuar se vendosja e masave kufizuese me vendim të Qeverisë në bazë të dyshimeve nuk është në përputhje me Kushtetutën. Përderisa qeveria pritet të vendosë për tekstin përfundimtar të ligjit, kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, nuk pret që kjo zgjidhje të arrijë qëllimin. Sipas saj, nëse përgjegjësit në institucione do ta kishin bërë me kohë punën e tyre, nuk do të kishte fare nevojë që personat nga vendi të përfundonin në listat e zeza, sepse ata tashmë do të ishin prapa grilave në Maqedoni.
“Ambasadorja amerikane theksoi se për të futur dikë në listën e zezë, ata kanë prova, jo vetëm dyshime, dhe se ato dëshmi i kanë mbledhur nga institucionet vendore, që do të thotë se për të futur dikë në listën e zezë, janë bërë disa procedura në qendrat tona hetimore, në Prokurori, në gjykata etj. Kush ka nevojë për masa restriktive? Ata që janë futur në listën e zezë ose ata që nuk e kanë bërë punën e tyre”, tha Biljana Ivanovska – kryetare e KSHPK.
Në lidhje me zërat se zgjidhja e re ligjore që pritet të miratohet nuk do të vlejë për ata që tashmë kanë qenë në listën e zezë, për shkak të pamundësisë që ligji të zbatohet në mënyrë retroaktive, Ivanovska thotë se edhe ashtu ka mundësi që rastet e tyre të jenë tashmë të vjetruara. Ajo iu referua të dhënave që i ka publikuar organizata Transparensi Interneshënëll për pasojat nga ndryshimet në Kodin Penal.
“Mbi 200 raste do të jenë të vjetruara, kështu që nuk është për t’u habitur që disa nga ata njerëz përfunduan në raste të vjetruara”, tha Biljana Ivanovska – kryetare e KSHPK-së.
Ndër të tjera, ndryshimet në propozim-ligjin për masat restriktive parashikojnë që Prokuroria të veprojë me shpejtësi për çështjet për personat që do të përfundonin në listën e zezë amerikane dhe britanike dhe Gjykata do të kishte mundësinë të shqiptonte masën ndalim për ushtrimin e posteve publike. Sipas informacioneve, emra të rinj në listën e zezë amerikane mund të priten tashmë në maj. Tani për tani, nga e kaluara e afërt, në të janë çifti Samsonenko, nëna dhe biri Ratka dhe Orce Kamçev, kushërinjtë Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijalkov, si dhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko./Alsat.mk
Average Rating