
RMV, nëna dyshohet se ka keqtrajtuar vajzën 4 vjeçe
Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike filloi procesi hetimor ndaj një nëne të dyshuar për kryerjen e veprës penale në lidhje me keqtrajtuar e një foshnje. Prokuroria tashmë është në pritje të raportit nga Instituti për mjekësi ligjore, transmeton Portalb.mk.
“U miratua Urdhri për zbatimin e procedurës hetimore ndaj nënës së dyshuar për veprën penale – Neglizhencë dhe maltretim të fëmijës, bazuar në nenin 201, paragrafi 3 nga Kodi Penal”, njoftoi Prokuroria Themelore Publike.
Nëna dyshohet se nuk është kujdesur për vajzën, duke e lejuar që të bëhet lypsare. Përmes neglizhencës së tillë, ajo ka dëmtuar të drejtën e saj prindërore.
Prokuroria vlerësoi që në këtë mënyrë prindi ka ndikuar negativisht në zhvillimin, shëndetin dhe sigurinë e vajzës, duke kërkuar përkujdes më të madh nga Qendra për punë social për mbrojtjen e tre fëmije tjerë të familjes.
“Për shkak kësaj, ka shkaktuar dëme në shëndetin e fëmijës, ashtu që në gjendje të rëndë shëndetësore, fëmija më 17 janar të vitit 2024 ishte pranuar edhe në ISHP “Spitali i Përgjithshëm Strumicë”, për të vazhduar shërimin në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup”, njoftoi Prokuroria.
Më 18 janar, Policia e Maqedonisë së Veriut ka raportuar për një rast ku një fëmijë katër vjeçar ishte pranuar nga autoritetet shëndetësore me plagë nga sulmet fizike. Mjekët e Kompleksit klinik “Nëna Terezë” në Shkup kishin konfirmuar se fëmija ishte sulmuar fizikisht. Autoritet policore kanë paralajmëruar kallëzim penal pas zbardhjes së rastit.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating