
Studentët të hënën protesta para Ministrisë për Arsim dhe Shkencë
Kuvendi studentor universitar në Univerrsitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup përmes rrjeteve sociale kanë paralajmëruar protesta për të hënën (5 shkurt) në ora 14:00 para Ministrisë për Arsim dhe Shkencë (MASH).
Ata deklarojnë që protesta është kundër padrejtësive ndaj studentëve dhe kundër punësime joefikase në MASH.
Protestat e studentëve vijnë pas reagimeve nga organizatat studentore se bursat studentore janë vonuar. Nga Ministria për Meta.mk gjatë javës kanë deklaruar se më së voni deri të premten do të realizohen pagesat për bursa studentore, por studentët akoma nuk i kanë marrë.
Studentët gjithashtu kanë reaguar edhe në lidhje me vonesën e mbështetjes financiare për transportin e studentëve.
Në njoftimin për protestë, Kuvendi studentor universitar i ftoi studentët, kuvendet tjera universitare, si dhe organizatat tjera studentore që të marrin pjesë në prtoestës.
Ndryshe, edhe pse ka kaluar muaji janar, studentët nuk kanë marrë ende fondet mujore për transportin me autobus nga vendbanimi në vendin e studimit.
Urdhrat për pagesën e bursave për përfituesit ekzistues dhe shpenzimet e udhëtimit janë dorëzuar në thesar dhe pritej deri të premten të zbatohen. Ndërsa javën e ardhshme do të bëhet pagesë për përfituesit e rinj të bursës, thuhet në përgjigjen e shkurtër nga MASh për një sërë pyetjesh të dërguara nga Meta.mk.
Studentët që janë përfitues ekzistues ose të rinj të bursave studentore janë planifikuar të marrin bursë gjatë nëntë muajve, pra nga tetori deri në qershor. Mirëpo, deri në këtë moment në llogaritë e tyrenuk ka arritur asnjë këst i bursave për vitin aktual shkollor.
Të Tjera
Luan Veliu: Prilli i Demonstratave të vitit 1981! 44 vite, Përkujtim, Qëndresë-Ndërgjenerata, të pa luhatur…
Të rinjë e të moshuar, Amanet-bartës Trung i gërshetuar me rrënjë të thella… Flamur që nuk bie (rrëzohet) para vdekjes!...
Imerlije Saliu: VLEN mbetet fryma e ndryshimit
Bazuar në zuvillimet e fundit në koalicionin VLEN dhe largimin e Arben Taravarit dhe ASH-së nga koalicioni, deputetja e VLEN-it,...
Prokuroria kërkon masa kujdesi për të dyshuarin që ishte në mjekim pas zjarrit në Koçan
Prokuroria Themelore Publike Koçan, duke vepruar sipas lëndës në lidhje me zjarrin në klubin e natës “Puls”, deri në Gjykatën...
Në Tetovë dhe Gostivar janë gjobitur 67 shoferë për parkim të paligjshëm
Gjatë ditës së djeshme (17-prill) janë kryer kontrolle të intensifikuar të automjeteve dhe drejtuesve të automjeteve në zonën e SPB...
Taravari konfirmon bisedën telefonike me Ahmetin
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili është larguar nga koalicioni VLEN pasi vendosi të shkojë në zgjedhje...
Nënkryetari i ASH-së, Kadriu: Kur të shpifin nga hija, ti vazhdo të qëndrosh me të vërtetën
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Gëzim Kadriu përmes një postimi ka dëshmaur eehe një her mbështetjen e parezerve ndaj kryetarit...
Average Rating