Taravari më në fund e merr një vendim, kërkon përkrahjen e partisë për të shkuar me opozitën

Read Time:1 Minute, 51 Second

Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, përmes një statusi në “Facebook” ka kërkuar përkrahjen e kuvendarëve të partisë për të shkuar në koalicion me opozitën.

Kjo vjen pas shumë muajve tentime dhe kalkulime se me cilin koalicion duhet të garojë ASH-ja. Dihet që Taravari gjithmonë ka qenë i afërt me liderët e opozitës së bashkuar.

Ende nuk bëhet e ditur se kur do të mbahet Kuvendi i ASH-së.

 

Statusi i plotë i Taravarit:

“Pas disa javësh konsultime e takime të shpeshta, brenda dhe jashtë subjektit që unë drejtoj, pas një reflektimi të thellë personal, ka ardhur koha që të shpalos publikisht qëndrimin tim, si kryetar partie përsa i përket zgjedhjeve parlamentare që po afrohen.

Duke marrë parasysh sugjerimet sa të vlefshme aq edhe dashamirëse të të gjithë miqve, antarëve dhe përkrahësve, kam zgjedhur të dëgjoj edhe zërin e popullit që sot po flet më qartë se kurrë.
Qytetari po kërkon Ndryshim! Populli po kërkon një sistem politik të çliruar nga epidemia e korrupsionit, që është bërë frenuesi më i madh për mirëqenien dhe zhvillimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Në cilësinë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, ftoj publikisht Kuvendin e partisë të më mbështesë në këtë rrugëtim dhe bashkë, t’i prijmë këtij procesi që unë e quaj Ndryshimi i Madh dhe i Shumëpritur!
Asnjëherë ky Ndryshim nuk ka qenë më i sigurtë dhe më i prekshëm. Askush nuk ka kredibilitet më të madh se Aleanca për t’a sjellur Këtë Ndryshim!
Ne jemi në rrugën tonë, jemi në rrugën e trasuar nga Arben Xhaferi. Kjo rrugë do të na çojë aty ku përkasim, në familjen e madhe evropiane, gjithnjë duke kultivuar aleancën tonë të përhershme me SHBA dhe NATO me të cilët ndajme të njejtin vizion dhe të njëjtat vlera.
Duke besuar pa lëkundje në bashkëpartiakët e mi dhe në vizionin tonë të përbashkët, kërkoj besimin e tyre që Aleanca për Shqiptarët të futet në garën zgjedhore me opozitën shqiptare, e bashkë më tej të bëjmë më të mirën për këtë vend!
Shumica e lexon historinë, por rrallë ka raste ku të jepet mundësia ta shkruash atë. Sot këtë Mundësi e kemi para nesh. Le të jemi ne ata që do e shkruajnë Historinë!”
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Eksperti i bio-mjekësisë: Implementimi i çipit elektronik në trurin e njeriut, ndihmon njerëzit e paralizuar
Next post Lloga kundërshton Taravarin: ASH do të garrojë e vetme në zgjedhje