Marrin rrogë e s’shkojnë në punë, Posta e RMV-së ka problem me punëtorët

Read Time:2 Minute, 54 Second

Organizimi dhe menaxhimi i dobët i Postës në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, mungesa e digjitalizimit, puna manuale dhe gabimet njerëzore në raportet financiare, mungesa e një sistemi të njëjtë të punës dhe punëtorë të papërgjegjshëm që nuk shkojnë në punë. Këto gjetje skandaloze janë disa nga problemet e përshkruara Studimi i Fizibilitetit të Postës së Maqedonisë së Veriut të kryer në vitin 2021 për të cilin shteti ka paguar afër 800 mijë euro.

Posta e Maqedonisë së Veriut, e cila është në pronësi të shtetit me vite me radhë punon në humbje. Për shkak të vështirësive të Postës, Qeveria në vitin 2020 hapi debatin për privatizimin e saj dhe për këtë arsye Qeveria angazhoi edhe një kompani të kryejë studim të fizibilitetit të punës së Postës. Rikujtojmë se për këtë studim, ish sekretari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zekiri u akuzua dhe u dënua me dy vite e gjashtë muaj burg për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, për arsye se ka lidhur kontratë për analizimin e situatës së postës pa procedurë për prokurim publik.

Studimi i Fizibilitetit të Postës së Maqedonisë së Veriut është një dokument që analizon situatën e Postës së Maqedonisë së Veriut. Ky studim është bërë në periudhën prej majit deri në nëntor të vitit 2021 nga kompania “InterFinance” nga Zagrebi dhe kompania “Interholding” nga Maqedonia e Veriut. Studimi është kryer në periudhën kur drejtor i Postës ka qenë Jani Makraduli, ndërsa studimi përfshin vitet 2012-2020. Në këtë periudhë me postën kanë udhëhequr Rafiz Aliti, Goce Bobolinoski, Fadis Rexhepii, Ejup Rustemi, Jani Makraduli.

Sipas studimit, Postës imungon organizimi i punës dhe menaxhimi efikas, udhëheqësit e njësive postare, drejtorët nuk i kryejnë kompetencat e tyre për t’i angazhuar punëtorët me gradë më të ulët. Në fakt, thuhet se njësitë postare të shpërndara në vend funksionojnë si njësi të pavarura dhe punën e tyre e kryejnë në mënyra të ndryshme dhe jo me një sistem të caktuar, pra, çdo qytet punon me praktika të ndryshme.

Meqenëse, njësitë postare raportet e tyre të punës i përgatisin në mënyra të ndryshme dhe që më pastaj duhet të analizohen një pas një, kjo gjë rrit mundësinë e gabimeve që është evidentuar në raportin e revizionit të vitit 2020 ku në të thuhet se disa pjesë në raportet financiare nuk janë vlerësuar saktë.

Në lidhje me organizimin e punës së postës si konkluzion thuhet se ka mbikëqyrje të ulët të funksionimit dhe kontrollit të rezultateve, efikasitet të ulët për shkak të infrastrukturës fizike të rrënuar dhe nivelit të ulët të digjitalizimit, dyfishimi i detyrave të punës, ekzistimi i punës në një sistem joformal.

Një nga problemet më shqetësuese të Postës së Maqedonisë së Veriut është se të punësuarit nuk paraqiten në punë dhe për ta nuk përcaktohen masa. Sipas studimit, ky problem shfaqet më shumë në periudhën e zgjedhjeve dhe anashkalohen nevojat e postës.

Sipas studimit, që nga viti 2012 deri në vitin 2019 numri i të punësuarve në Postën e Maqedonisë së Veriut është rritur vazhdimisht për dallim nga vendet tjera si Kroacia, Polonia, Hungaria, Rumania.

Në Postën e Maqedonisë së Veriut ka rreth 2000 të punësuar 

Të dhënat e siguruara nga Posta e Maqedonisë së Veriut tregojnë se në vitin 2019 Posta ka pasur gjithsej 2092 të punësuar, ndërsa në vitin 2023 ka pasur 1814 të punësuar.

Sa i përket numrit të postierëve të në Postën e Maqedonisë të Veriut, në vitin 2019 ka pasur 752 postierë, ndërsa në vitin 2023 ka pasur 725.Portalb.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Çmimi i thëngjillit ka shënuar ulje, ndërsa i duhanit rritje
Next post Kërkoheshin për vuajtje të dënimit me burg, arrestohen tre kumanovarë