Pse nuk duhet të konsumojmë pije të gazuara, ja si na dëmtojnë shëndetin

Read Time:2 Minute, 5 Second

Konsumimi i pijeve të gazuara është i dëmshëm për shëndetin.

Më poshtë po ju sjellim disa arsye pse:

Sheqeri – Vetëm një kënaçe me pije të gazuar përmban 10 lugë çaji sheqer. Kjo sasi sheqeri, për më tepër në formë të lëngët, rrit jashtë mase nivelin e sheqerit dhe shkakton reaksion të insulinës në trup. Me kalimin e kohës kjo mund të çojë në shfaqjen e diabetit ose në shfaqjen e rezistencës ndaj insulinës.

Acidi fosforik – Pijet me gaz përmbajnë acid fosforik, i cili e pengon trupin të marrë kalcium, dhe kjo mund të shkaktojë osteoporozë, kavitete dhe dobësim të kockave. Acidi fosforik gjithashtu prek edhe acidin e stomakut, duke ngadalësuar procesin e tretjes dhe duke bllokuar thithjen e lëndëve ushqyese.

Ëmbëltuesit artificialë – Në pijet dietike, në vend të sheqerit natyral përdoret një lëndë tjetër, aspartama, e cila është shumë më e dëmshme. Kjo lëndë shkakton shumë sëmundje si, atak kardiak, sklerozë të shumëfishtë, tumore të trurit, diabet dhe çrregullime emocionale.

Kafeina – Pjesa më e madhe e pijeve të gazuara përmbajnë kafeinë, e cila shkakton disa kancere, deformime të gjoksit, rrahje të çrregullta të zemrës, tension të lartë dhe shumë probleme të tjera.

Uji – Uji që përdoret për prodhimin e këtyre pijeve është ujë rubineti dhe përmban kimikate si klori, flori dhe grimca metalesh.

Obeziteti – Studimet e kryera nga universiteti i Harvardit kanë nxjerrë se pijet e gazuara shkaktojnë obezitet. Studimi i bërë mbi persona 12 vjeç, tregoi se personat që pinin pije të tilla kishin më shumë shanse të bëheshin obezë në krahasim me ata që nuk pinin, për çdo pije që konsumonin rreziku për t’u bërë obezë rritej me 1.6 herë.

Fruktozë e tepruar – Pijet me gaz përmbajnë shurup drithi me nivel të lartë fruktoze, i cili normalisht vjen nga drithërat. Problemi qëndron në faktin se këto drithëra janë të modifikuara gjenetikisht, dhe fatkeqësisht nuk ka studime të kryera për një kohë relativisht të gjatë mbi sigurinë e produkteve të modifikuara gjenetikisht. Për më tepër, procesi i prodhimit të këtij shurupi përfshin edhe përdorimin e merkurit, i cili shkakton shumë sëmundje të rrezikshme.

Mungesa e lëndëve ushqyese – Pijet me gaz janë substanca jo natyrale qe trupit i shkaktojnë vetëm dëme.

Dehidratim – Për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, natriumit dhe kafeinës, këto pije dehidratojnë trupin dhe pas një kohe të gjatë mund të shkaktojnë dehidratim kronik.

Të dëmshme për dhëmbët – Pirja e vazhdueshme e këtyre pijeve shkakton formimin e pllakëzave bakteriale tek dhëmbët dhe mund të shkaktojë kavitete dhe probleme me mishrat e dhëmbëve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post RMV: Shifra alarmante të zbrazjes së shkollave, në 5 komuna janë shpërnguluar 558 nxënës
Next post Ziadin Sela: Kërkojmë përgjegjësi për Arben Taravarin