RMV: Shifra alarmante të zbrazjes së shkollave, në 5 komuna janë shpërnguluar 558 nxënës
Shkollat e vendit po zbrazen çdo ditë e më shumë. Nga 5 komuna duke filluar nga shtatori e deri në gjysmëvjetorin e dytë shkollor 558 nxënës janë larguar jashtë vendit. Vetëm në Tetovë, shkollat fillore dhe të mesme, gjysmëvjetorin e dytë e kanë filluar me 159 nxënës më pak. Ata kanë marrë fletëshpërngulje për t’u bashkuar me familjen e tyre në Gjermani dhe vende të tjera. Nga 12 shkolla fillore të Tetovës nga shtatori janë larguar 128 nxënës, ndërsa nga 5 shkolla të mesme janë larguar 31 nxënës.
Në Gostivar situata është edhe më alarmante. Nga fillimi i vitit shkollor e deri më tani nga 10 shkolla fillore janë larguar 130 nxënës, ndërsa nga katër shkolla të mesme 50 nxënës. Shpërngulja është bërë kryesisht në Gjermani e Zvicër.
Pasqyrë e ngjashme edhe në Kumanovë. Në periudhën e njëjtë janë larguar 131 nxënës të cilët si shkak të largimit kanë po ashtu bashkimin familjar në vende të ndryshme të Evropës.
Situata është e ngjashme edhe në komunat më të vogla. Nga 6 shkollat fillore të komunës së Zhelinës për një gjysmëvjetor janë larguar 51 nxënës. Ndërsa nga 9 shkolla fillore të Çairit janë larguar 37 nxënës.
Profesori Murat Aliu e sheh si shqetësues largimin masiv jashtë vendit. Sipas tij shkak nuk është vetëm aspekti ekonomik, por edhe cilësia e jetës.
“Çështja e emigrimit të qytetarëve tanë nga Maqedonia e Veriut para së gjithash ka të bëje me pakënaqësinë e qytetarëve tanë nga politika dhe nga cilësia e jetesës tek ne. Çështja e emigrimit është çështje kombëtare dhe duhet aq shumë të alarmohet sa që të shndërrohet në një çështje kombëtare sepse kjo rrezikon edhe tkurrjen demografikë tonën”, tha Murat Aliu – Profesor Universitar.
Aliu thotë se është e pamundur pengimi i tërësishëm i fenomenit të largimit jashtë shtetit, por sipas tij reformat në të gjithë shtetin do ta zbusnin këtë dukuri./Alsat.mk
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating