
Shkup: Mungesa e parkingjeve, përditshmëri në Qendrën Klinike
Zhurma të borive, zënka mes qytetarëve dhe makina të bllokuara që nuk mund të lëvizin as para e as pas.
Kjo është pamja e përditshme në qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Qytetarët ankohen se për shkak të mungesës së vendparkimeve, humbasin terminet ose nuk mund t’u qëndrojnë afër familjarëve të tyre që kanë nevojë për trajtim mjekësor. Ata thonë se paguajnë kot, por nuk mund të gjejnë vend për të parkuar.
“Katastrofë është, vajzën e kam në operacion, veturën nuk mund ta lë. Domethënë paguajmë dhe nuk mund të parkohemi. Dyzet denarë paguajmë. Është katastrofë, duhet patjetër të merren masa, tha një qytetar.
“Kaosi si gjithmonë, kaq kohë dhe nuk mundën të bëjnë një garazhë me kate, të gjitha parkingjet që janë këtu, t’i bënin me kate, nuk do të ndodhte kjo. Me vite është kështu, duhet të rrish në makinë nuk mund të lëvizësh as para dhe as pas”, theksoi një qytetar tjetër.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, tha se informata për ndërtimin e garazheve me kate ka kaluar në Qeveri, por tani pritet nënshkrimi që më pas të vijojë procesi i tenderimit.
“Informata në Qeveri ka kaluar, ka mbetur vetëm të nënshkruhet, është nënshkrimi i fundit në Qeveri dhe më pas menjëherë do ta shpallim tenderimin, faktikisht ai që do ta marrë parkingun. Do të jetë normal i hapur, do të jetë ndërkombëtar”, tha Fatmir Mexhiti, Ministër I Shëndetësisë.
Edhe në të kaluarën të gjithë ministrat e Shëndetësisë janë angazhuar për zgjidhjen e kaosit me mungesën e vendparkimeve në Qendrën Klinike, por situata nuk ka ndryshuar sot e kësaj dite./Alsat.mk
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating