Lloga: Edhe nëse ndahen rrugët tona, këtë ta bëjmë si njerëz të civilizuar e familjarë

Read Time:1 Minute, 7 Second

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga ka reaguar pas ndasive që janë krijuar në parti, pas njoftimit të kryetarit të kësaj partie, Arben Taravari që ASH të shkojë në zgjedhje bashkë me opozitën shqiptare. Lloga thotë se zyrat e ASH-së janë të të gjithë anëtarëve, ndërsa thekson se edhe nëse vjen puna deri në ndarje të partisë, i njëjti proces të bëhet në mënyrë të civilizuar.

Reagimi i plotë i Llogës:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë, duam t’ju bëjmë me dije dhe t’ju sigurojmë se zyrat e Aleancës për Shqiptarët janë të të gjithë anëtarëve te saj. Sot mund të kemi keqkuptime e mosmarrëveshje, por nuk duhet aspak që ta largojmë njëri-tjetrin nga shtëpia jonë e përbashkët. Derisa të gjithë po përpiqemi të gjejmë rrugën e drejtë e të vertetë, bëjmë thirrje për maturi e qetësi. Ne kemi kaluar së bashku shumë situata: si gëzime, ashtu edhe hidhërime. Andaj, apelojmë që edhe nëse ndahen rrugët tona, këtë ta bëjmë si njerëz të civilizuar e familjarë.

Dënojmë çfarëdo lloj akti dhune shfaqur nga kushdo, ashtu siç e denojmë sot aktin qyqar që ka ndodhur ndaj bashkpartiakut tonë Arben Taravarit. Dhuna nuk është zgjidhje. Organet policore le ta zbardhin rastin dhe fajtorët të dalin para drejtësisë. Kemi ngrëne aq shumë bukë bashkë, sa duhet ta ruajmë dinjitetin para familjarëve tanë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post SPB – Tetovë: Plumbi i gjetur në shtëpinë e Taravarit është dërguar për ekspertizë
Next post Zllatan Arsiq lirohet nga akuza për krime lufte në Kosovë