
Shaqiri: Studentët i kanë bursat në llogaritë e tyre!
Në prag të protestës së paralajmëruar studentore sot para MASH, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në Fejsbuk publikoi se të gjithë studentët, të cilët i plotësojnë kushtet, në llogaritë e tyre i kanë marrë paratë për bursë.
Në publikim ai u bën thirrje studentëve të mos lejojnë të manipulohen nga dezinformatat dhe thirrjet qëllimkëqija dhe energjinë e tyre, siç thotë, ta orientojnë ndaj rezultateve më të mira në provime në sesionin e shkurtit.
“Të dashur studentë,Derisa po lexoni këtë shkrim në llogaritë tuaja i keni mjetet e bursave të gjithë ju që keni plotësuar kushtet për vazhdim të bursës nga viti i kaluar si dhe pagesën retroaktive me marrëveshje. Sinqerisht dua të shpreh falenderimet e mia ndaj të gjithë sektoreve nëpër të cilat kalon procesi i bursave deri sa arrin tek ju. Ju ftoj që koncentrimin dhe energjinë tuaj ta shfrytëzoni për suksese më të larta në provimet të cilat i keni këtë javë, apeloj të mos bini pre e dezinformatave dhe thirrjeve qëllimkëqija. Suksese“, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij në Fejsbuk
Ai rikujton se është rritur vlera e racionit studentor dhe e bursave dhe është paguar dallimi i bursave edhe për periudhën e kaluar, me çka, shtoi ai, “dëshmuam se punojmë me përkushtim për studentët.”
Për pasdite nga ora 14 para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës u caktua protestë e studentëve, që ta shprehin pakënaqësinë nga, sip thonë, efikasiteti i MASH, pasi nuk i respekton afatet për pagesë të bursave dhe të subvencioneve tjera.
Organizatorë të protestës është Kuvendi i Studentëve universitar të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, bashkë me Kuvendet e Studentëve Universitarë në UCM dhe me mbështetjen e kuvendeve të studentëve universitarë të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Univeristetit “Goce Dellçev” – Shtip, “Nëna Terezë”, AUE – FON dhe Amerikan Kolexh.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating