
Zllatan Arsiq lirohet nga akuza për krime lufte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar Zllatan Arsiqin nga akuza për krime lufte, që përfshinte periudhën gjatë vitit 1999 në Kamenicë.
Me aktgjykimin e shpallur të hënën, më 5 shkurt, atij i është ndërprerë edhe paraburgimi.
Arsiq akuzohej se bashkë me pjesëtarë të policisë serbe dhe të grupeve paramilitare kanë marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të banorëve të Kamenicës, me rrethinë.
Ai akuzohej edhe për dëmtim me qëllim të pronave të shqiptarëve.
Sipas aktakuzës, ai kishte ndaluar, me veturë të policisë serbe, personin me iniciale B.M dhe familjarët e tij dhe më pas i kishte keqtrajtuar.
Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës thuhet se kjo kishte ndodhur në mars të vitit 1999, pas bombardimeve të NATO-s.
“Ku po i dërgon këto cigare, UÇK-së po ia dërgon”, citohet t’i ketë thënë Arsiq në stacionin policor në Kamenicë, personit B.M, sipas aktakuzës.
Personi B.M ishte rrahur nga Arsiq, në bashkëkryerje me persona të tjerë, thuhet në aktakuzë.
Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se pas kësaj, B.M ishte kthyer në shtëpinë e djegur, nga ku ishte dëbuar.
“Në oborr i akuzuari e kishte goditur, kërcënuar me vrasje e më pas policia serbe e kishte liruar atë dhe familjen e tij”, thuhet në aktakuzë.

Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating