
ASH-ja cakton mbledhjen e Kuvendit të Partisë të Shtunën, caktohet vendi dhe ora – këto janë pikat e rendit të ditës!
Aleanca për Shqiptarë ka caktuar datën 10 Shkurt dhe restorant Bushin në Shkup si vend ku do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Partisë, informon Klan M.
“Në bazë të nenit 65 dhe nenit 100 pika 1, poashtu duke u bazuar në Vendimin e kryetarit të Kuvendit (74-02/2024, datë 03.02.2024) ju ftoj të merni pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Partisë që do të mbahet më datë 10.02.2024 (e Shtunë) në ora 13:00 në sallën e konferencave të Restorant Bushi Resort në Shkup” – thuhet në ftesën e ASH-së.
Në ftesën që kryetari i KQ-së i ka bërë anëtarëve shkruhet që në rend të ditës ka dy pika:
- Raport i Kryetarit të Partisë rreth zhvillimeve politike lidhur me zgjedhjer e ardhshme Presidenciale dhe Parlamentare.
- Shqyrtimi i Vendimit të Kryesisë Partisë ( që mban datën 24.10.2023) rreth daljes së Partisë në zgjedhjet parlamentare.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating