ASH: Kryetari i bravave që theu selinë e vetë dhe përçajti partinë e vetë, s’mund të shpifë për ASH-në

Read Time:53 Second

Aleanca për Shqiptarët, ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili në një intervistë për gazetën LAJM, akuzoi kryetarin e Kuvendit të ASH-së, Ziadin Selën se ditën e diel ka hyrë më dhunë në selinë partiake në Tetovë.

“I bëjmë thirje kryetarit të Lëvizjes Besa, i njohur si kryetari i bravave, që të mos fus hundët në punët e brendshme të subjekteve të tjera, por të shikojë oborrin e vetë të cilin e ka shkatëruar që nga themelimi. Bilall Kasami botërisht dhe zyrtarisht është i njohur për thyerje bravash, hyrje me dhunë dhe demolim të selisë së partisë së tij në vitin 2018. Bilall Kasami si Kryetar i Komunës së Tetovës, do të mbahet mend për thyerje të dyerve të objektit ku ndodheshte një OJQ rinore e Tetovës.

Nuk mund të hedh baltë mbi Aleancën për Shqiptarët, ai që është i njohur edhe si simbol i përçarjes së skenës politike shqiptare, për shkak të së cilit nga Lëvizja Besa dolën edhe 7 parti të tjera”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Dauti: Loja për përçarjen e ASH-së buron nga shtabet e VMRO-së
Next post Shkup, MPB-ja regjistron 201 shkelje të rregullave të komunikacionit