
Lëvizja Antibixhoz: Nëse deputetët nesër nuk e votojnë Ligjin për lojërat e fatit, do ta bllokojmë shtetin dhe zgjedhjet
Lëvizja Antibixhoz ka kërkuar që deputetët e Kuvendit të RMV-së të përkrahin Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese i cili nesër është në rend dite në seancën plenare të Kuvendit. Antibixhozi thekson se nëse deputetët nuk votojnë në favor të ligjit, do të ndërmarrin masa radikale, si protesta madje edhe bllokimin e zgjedhjeve, shkruan Portalb.mk.
Edhe pse propozim-ligji nuk plotëson të gjitha kërkesat e Antibixhozit pasi ata kërkojnë që të mbyllen të gjitha lojërat e fatit në vend, Jushi Emërllahu nga kjo Lëvizje thekson se përkrahin këtë nismë, pasi nga diku duhet të fillohet.
“Ne ju bëjmë apel deputetëve të RMV-së që mos ngurojnë nesër që ta votojnë këtë ligj pasi është nismë ku do fillojë me 500 metra nga shkollat e mesme dhe fillore dhe në fund do mbarojë me mbylljen e të gjithë lojërave të fatit”, tha Emurllai.
Ai theksoi që në veçanti i bëjnë thirrje VMRO–DPMNE-së pasi siç tha nga fillimi deri sot e ka penguar këtë ligj,
“Edhe pse 3 deri në 4 vite e ka mbajtur ligjin në sirtarët e komisionit për financa dhe u detyrua pushteti ta sjell me flamur evropian. Ka ardhur momenti që nga diku të fillohet. Prandaj ne bëjmë thirrje që të fillojmë nga diku që të arrijmë deri te qëllimi final i Lëvizjes Antibixhoz që të gjithë lojërat e fatit të mbyllen në RMV”, tha Emurllai.
Në pyetjen e Portalb.mk se çfarë do bëjnë më tutje nëse ky ligj nuk kalon, ai tha se do detyrohen të dalin në protesta, të bllokojnë shtetin dhe do të bllokojnë edhe në ditën e zgjedhjeve që të mos zhvillohen zgjedhjet në mënyrë të rregullt.
“Prandaj si qytetarë ju bëjmë thirrje që ky ligj të kalojë të mos përballen me incidente dhe sfida më të rënda”, tha Emurllai.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating