
Noka në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Na kanë sjellë gocat për të na futur në telashe, turp
Para nisjes së mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, garda nuk ka lejuar futjen e deputetëve në sallë.
Ndër ata që u përplasen me Gardën janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Saimir Korreshi, Luan Boçi apo Albana Vokshi, të cilët thanë që nuk do bëjnë asgjë.
Në hyrje të sallës disa gra qëndronin tek dera, për mos t’i lejuar deputetët të futen brenda. Flamur Noka i kthehet atyre se është turp që mbështetin shtetin e hajdutëve që nuk ia rrit as rrogat.
Flamur Noka: Këtu është kthyer republika e Gardës. Po gocat pse i kanë sjellë tani, per te na futur ne telashe, në sherr?
Gazmend Bardhi: Se i dhunuan gratë dje.
Vokshi: Pasi na i thyen këmbët dje, tani i kanë nxjerrë gratë.
Flamur Noka: Turp, pse shtet është ky? Shtet horrash, mbroni shtetin e horrave. Ju kanë lënë pa bukë, as rrogat nuk jua rritin dhe rrini luftoni për ta, shtetin e hajdutëve. Këta vjedhin. Jeni institucion shtetëror për t’i shërbyer ligjit dhe shtetit , jo bandës dhe horrave dhe hajdutëve. T’ju vijë trup.
Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore nuk nisi as këtë të martë, pasi deputetët e opozitës bllokuan sallën dhe nuk lejuan kolegët e mazhorancës të hyjnë brenda.
https://www.facebook.com/watch/?v=370600785730243
Të Tjera
Rend i ri, kërcënimet e Trump e kanë shkundur Europën
Nga Preç Zogaj Me rikthimin e bujshëm në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Tramp po e trondit status-quonë ndërkombëtare të miqësive,...
Rehabilitimi i Ukrainasve në RMV/ Shkupi shqyrton propozimin, Pendarovski – ideja e Zelenskit e pranueshme!
Agjencia e Lajmeve MIA ka pyetur Kabinetin e Presidentit nëse ka mbërritur kërkesa zyrtare për qendra rehabilitimi për ushtarët e...
Ariu sulmon një skiator danez në Kodrën e Diellit
Sot rreth orës 10:45, në Malin Shar, një ari ka sulmuar një turist danez i cili së bashku me një...
I thonë se me EVN nuk ia del, por Sahiti kërkon të drejtën e tij për të pasur rrymë (Video)
“Unë nuk kuptoj, ky shtet a është i EVN-së apo i qytetarëve”; “Edhe pse krejt pagesat i kam bërë, ashtu...
Osmani: Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, në radhë është Ballkani
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në Konferencën e titulluar “Ukraina: Dy vite heroizëm”, ku u shënua...
Vazhdon eksodi në Tetovë, këtë vit ka 1300 nxënës më pak në shkollat fillore dhe të mesme
Trendi i mbylljes së klasave në shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë nuk po ndalet. Statistikat e këtij viti...
Average Rating