
Taravari: Nuk e di se pse disa anëtarë të ASH duan ta mbajnë BDI-në në pushtet
Së fundmi, kryetari i partisë Taravari ka bërë një deklaratë të rëndësishme në lidhje me drejtimin e partisë së tij. Ai tha se si kryetar, ka të drejtën dhe detyrën të përfaqësojë vendimin më të mirë për ASH për të rivendosur kredibilitetin e partisë.
“Para disa ditëve ndodhi që si kryetar partie që kam të drejt të them vendimin tim të lirë të them atë që është më mirë për ASH për të kthyer kredabilitetin e partisë, dhe ndjeva një nervozizëm shumë të madh nga disa anëtar nga ASH të cilët nuk e di pse jan afruar aq shumë me BDI-në dhe mundohen ta mbajnë në pushtet.
Un e dija se zëri i popullit është bashkëpunim me opozitën këtë e ndjej përditshmërish duke folur me kryetarët e në mbledhjen e fundit të kryesisë para 1 muaji në 29 dhjetor, por tash kur e shoh përkrahjen e popullatës jam i sigurt se ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë” tha ai.
Kryetari i ASH-u u shpreh se është i vetëdijshëm për mundësitë e diskreditimit, por është i kënaqur që populli është në anën e tyre dhe beson se drejtësia është në favor të tyre.
Ndryshe, afër tij shihen ministrat Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, por edhe deputetët Halil Snopçe dhe Abdullah Saliu.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating