
Deputetët do të debatojnë për zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror dhe gjykatësit të ri kushtetues
Propozimet për zgjedhjen e prokurorit Lupço Kocevski për prokuror të ri publik republikan dhe zgjedhjen e profesoreshës Ana Pavllova Daneva për gjykatëse të Gjykatës Kushtetuese, janë në rend dite në seancën e re të 40-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Propozimi për prokuror Lupço Kocevski është dorëzuar nga Qeveria, ndërsa ai ka qenë i vetmi që ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i prokurorëve publik, krahas prokuroreve Fatime Fetai dhe Lidija Raiçeviq.
Kocevski është avokat nga viti 1995, ndërsa në vitin 2008 është zgjedhur në prokurorinë e lartë në Gostivar. Para dy viteve është avancuar në Prokurorinë republikane.
Prokurori shtetëror paraprak, Lubomir Joveski, është zgjedhur më 25 dhjetor të vitit 2017, ndërsa e ka trashëguar Marko Zvërlevski, i cili është shkarkuar në gusht të vitit të njejtë. Për momentin, u.d. prokurore republikane në vendin e Lubomir Joveskit është prokurorja Sonja Simovska.
Profesoresha Ana Pavllova Daneva vjen nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup. Ajo është propozuar pasi që LSDM-ja e tërhoqi propozimin për Lubomir Joveskin, i cili është propozuar para pothuajse dy viteve. Gjykata Kushtetuese kohë të gjatë ka punuar me përbërje jo të plotë, ndërsa përzgjedhja e Pavllova Danevës, do ta plotësonte vendin e fundit të zbrazët në Gjykatë.
Të Tjera
Qendra e Djegieve nuk funksionon në vend që nga viti 2016
Qendra e Djegieve nuk funksionon në vend që nga viti 2016. Edhe pse ende figuron në faqen zyrtare të Klinikës...
Gjendet i vdekur një 33-vjeçar në burgun e Idrizovës
Mbrëmë rreth orës 22:55 në SPB Shkup nga burgu i “Idrizovës” është paraqitur se është gjetur i vdekur në burg...
Puntorët: Bilall Kasami na la 14 muaj pa sigurim shëndetësor e 3 muaj pa rroga
Mbi 14 muaj pa sigurim shëndetësor e 3 muaj pa rroga janë puntorët e Parqeve dhe Gjerlbimeve në komunën e...
SPGM dhe ShGM kërkojnë shpjegim se pse gazetarët u morën në bisedë informative
ShGM dhe SPGPM shprehin shqetësimin për thirrjen e gazetarëve në bisedë informative, mes të cilëve edhe përfaqësues të mediave pas...
Vdekja e Vedat Ademit në Spitalin e Kumanovës, Taravari: Ekip i ekspertëve do të gjykojnë faktet
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari është prononcuar në lidhje me vdekjen e dyshimtë të 32-vjeçarit Vedat Ademi në Spitalin e...
Taravari: Edhe kryeministri edhe unë si ministër i Shëndetësisë kemi për detyrim t’i vizitojmë pacientët
Nuk do të doja t’i politizojmë këto momente. Për mua si ministër i Shëndetësisë, para së gjithash, dhe mbi të...
Average Rating