
Do të mblidhen sot në Kumanovë, pse po nxitohet Taravari apo i frigsohet kuvendit në të cilin thiret ai
Gjatë ditës së djeshme Aleanca për Shqiptarët publikoi një sms porosi të kryetarit të partisë ku personalisht ftonte anëtarët për tu takuar sot më 8 shkurt në Kumanovë, e ky reagim i Taravarit vjen paralelisht me reagimin e kryesisë ku kryetari i kuvendit ftoi kuvendin e ASH-së në përputhje me Statutin dhe regulloren e ASH-së, shkruan Top24
Por pse nxitohet Taravari?
I pa fuqishëm karshi kuvendit të ASH-së, i friksuar për tu përballur me mbështetësit në rrugë institucionale ashtu si i takon liderit të partisë Taravari nxiton të kamufloj veten se gjoja mbështet nga shumica e kuvendarëve dhe këtë gjë si duket e bën për të shpëtuar veten dhe jo mbështetësit e tij.
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka konfirmuar takimin e planifikuar sot në Kumanovë.
“Në Kumanovë do të mbaj një takim konsultativ me delegatët e Kuvendit të Partisë”, tha Taravari për MIA.
Por pse Taravari ka frigë të konfirmoj në kuvendin e partisë që drejton vërtetimin e 80 nënshkrimeve që ashtu siç thotë dhe Snopçe e kanë mbështetur Taravarin veprim me të cilin do të shuante dilemat edhe brenda strukturave dhe kryesisë së ASH-së.
Të frigsuar dhe të pa fuqishëm ata do të mblidhen në Kumanovë kështu deklaroi Halil Snopçe për gazetën LAJM “Do të mblidhemi në Kumanovë dhe do ta konfirmojmë mbështetjen tonë për Taravarin”, tha Snopçe.
Ai beson se shumica e delegatëve do të jenë prezent në Kumanovë, që do të thotë se nuk do të ketë as kuorum në mbledhjen e asamblesë partiake të Aleancës të caktuar për të shtunën në Shkup, në të cilën u paralajmërua se Taravari do të mbajë përgjegjësi.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating