
Neziri: Kemi shumicë për të emëruar ministrat e rinj, mbledhja e djeshme e ASH-së në Kumanovë nuk ishte legjitime
Koordinatori i Grupit Parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri, në konferencën e sotme për media në Kuvend, theksoi se kanë siguruar shumicën për të votuar ministrat e rinj të Shëndetësisë dhe Shoqërisë së Informatikës dhe Administratës, Ilir Demiri dhe Naim Bajrami në vend të ministrave të mëparshëm Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti.
“Po, ne kemi shumicë dhe kjo punë do të përfundojë sot”, tha Neziri dhe theksoi se e gjithë procedura do të varet nga fjalimet e deputetëve.
Duke komentuar tubimin e djeshëm të Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë të thirrur nga kryetari Arben Taravari, Neziri ka theksuar se ai tubim nuk është legjitim në bazë të Statutit të partisë. Ai thekson se nga informacionet që kanë në mbledhjen e djeshme kanë qenë më pak se 40 anëtarë dhe jo 75 anëtarë siç kanë thënë dje në mbledhje.
“Nuk janë reale, sepse edhe ajo ngjarje nuk ka qenë Kuvend, sepse dihet në bazë të Statutit që kryetari i Kuvendit të partisë mund ta thërrasë dhe ka një afat prej shtatë ditësh.
Kuvendi Ligjor i Aleancës për Shqiptarët do të mblidhet të shtunën në ora 13 në Shkup. Është ligjore dhe procedurale e bazuar në statut dhe procedurat ligjore”, tha ai.
Të Tjera
Qytetarët të zhytur deri në fyt në “kredi të shpejta”, shumica nuk mund t’i kthejnë
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut nuk mund të marrin kredi që kalojnë 70 për qind të të ardhurave të tyre....
Berat Jakupi e demanton Shainin: Jo, nuk kam përfituar asnjë pension sportiv
Unë nuk jam përfitues i asnjë lloj pensioni sportiv, pavarësisht se për vite me radhë kam përfaqësuar me dinjitet Maqedoninë...
Bujar Osmani – Gozhda që e has sharra” para atyre që mbajnë sytë kah Serbia, Hungaria e Rusia
Ish-deputetja e BDI-së, Arta Bilall Zendeli, ka deklaruar se Dr. Bujar Osmani nuk ka bërë kompromis as për identitetin, as...
LSDM: Sllaveski me pagë 3 mijë euro u kërkon qytetarëve të punojnë nga tre punë
Partia maqedonase në opozitë LSDM, ka kritikuar guvernatorin e ri të Bankës Popullore, Trajko Slaveski, për të cilin thonë se...
Dauti në takimin për transparencën e partive politike: ASH, model i standardeve demokratike
Sekretarja e Përgjithshme e Aleancës për Shqiptarët, znj. Ilire Dauti, mori pjesë në takimin e organizuar nga Westminster Foundation for...
E përdhunoi vajzën e tij të mitur, rasti paraqitet në Policinë e Kumanovës
Në Policinë e Kumanovës eshte paraqitur rasti i perdhunimit te vajzes se mitur nga prindi i saj. “Me daten 11.06.2025,...
Average Rating