
Shkup: Kurti nuk do të marrë pjesë në panelin “Politika progresive – përgjigje ndaj sfidave të vendeve nga Ballkani Perëndimor”
Edhe përkundër paralajmërimeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në panelin “Politika progresive – përgjigje ndaj sfidave të vendeve nga Ballkani Perëndimor”, në të cilin në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert – zyra Shkup, do të flasin përfaqësues të socialistëve nga rajoni.
Në vend të tij, siç njoftuan organizuesit, do të marrë pjesë ministri i Kulturës dhe Sportit, Hajrullah Çeku, dhe sekretar ndërkombëtar i partisë politike Vetëvendosje.
Ngjarja do të fillojë me paraqitje hyrëse të nënkryetares së Partisë së socialistëve evropianë (PSE) Radmilla Shekerinska dhe prëfaqësuesja e Fondacionit Fridrih Evert, Helen Korlaender.
Është paralajmëruar se në panel paraqitje do të kenë kryetari i Partisë socialdemokrate të Gjermanisë, Lars Klingbail, njeriu i parë i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nënkryetarja e Partisë demokratike të Serbisë, Dragana Rakiq, lideri i Partisë për liri dhe drejtësi (SPP), Dragan Gjilas, më pas njeriu i parë i Partisë socialdemorkate të Malit të Zi, Ivan Vujoviq, nënkryetari i Partisë demokratike të socialistëve të Malit të Zi, Ivan Vukoviq.
Në panel paraqitje do të ketë edhe nënkryetarja e Partisë socialdemorkate të Bosnjë e Hercegovinës, Lana Përliq, si dhe sekretari i prëgjithshëm i Partisë socialiste të Shqipërisë, Blendi Klosi.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating