
Krahu i Selës në Aleancën për Shqiptarët sot në Shkup do të mbajë kuvendin e partisë
Krahu i Ziadin Selës brenda partisë Aleanca për Shqiptarët, sot në orën 13:00 do të mbajë Kuvendin e partisë në Shkup, pas atij të mbajtur në Kumanovë me në krye Arben Taravarin. Një nga dy pikat e rendit të ditës që ishte paralajmëruar më herë, është që t’i kërkohet kryetarit të partisë, Arben Taravarit, raport rreth zhvillimeve politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Megjithatë tashmë që Taravari ka mbajtur kuvend tjetër të partisë dhe ai nuk do të jetë në këtë kuvend, kjo pikë e rendit të ditës është në pikëpyetje, raporton Portalb.mk.
Pika tjetër e renditë të ditës është shqyrtimi i vendimit të kryesisë së partisë (që mban datën 24.10.2023) rreth daljes së partisë në zgjedhjet parlamentare.
Me 8 shkurt, nga ana tjetër u mbajt Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët, i thirrur me 8 shkurt në Kumanovë nga lideri i partisë, Arben Taravari, i ka dhënë mbështetje këtij të fundit për bashkëpunim parazgjedhor me opozitën shqiptare, në mënyrë që të angazhohet “për të çuar BDI-në në opozitë”. Megjithatë, Kuvendi i ka vendosur kusht Taravarit që të vazhdojë rrugën evropiane dhe të mos bëjë koalicon me forca anti-perëndimore.
Kujtojmë se Kuvendi mbrëmë pas mesnate me 62 vota “për” dhe asnjë votë “kundër” i shkarkoi ministrat e Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu. Në votim nuk morën pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare. Të hënën do të bëhet zgjedhja e ministrave të rinj.
Mexhiti dhe Aliu janë shkarkuar me propozim të kryeministrit teknik Talat Xhaferi i cili nga foltorja e kuvendit sot duke e sqaruar propozimin për shkarkimin tha se sipas ligjit, nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në përbërje të Qeverisë dhe se ky është shkaku kryesor pse është propozuar shkarkimi i dy ministrave.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating