
RMV-ja nën ndikimin e cikloneve mesdhetare – reshje shiu dhe borë në viset malore!
Gjatë ditës së sotme dhe të nesërme nën ndikimin e një vale të lagësht, në vendin tonë priten reshje shiu dhe erë e përforcuar – paralajmërojnë metereologët. Reshje më të rrëmbyeshme lokale priten gjatë natës.
Maqedonia e Veriut gjendet nën ndikimin e një cikloni të thellë me qendër në Gjenovë, që ka rezultuar me ndryshimin drastik të motit të shoqëruar me reshje shiu por edhe erë të fuqishme.
Nën ndikimin e një vale të lagësht, edhe gjatë periudhës së ardhshme do të ketë reshje shiu që vende vende do të jenë të rrëmbyeshme me mbi 20 litra në metër katrorë.Reshje të borës do të ketë vetëm në viset malore.
Nëpër rrjete sociale shpërndahen fotografi nga Kodra e Diellit ku për shkak të ndryshimit të kushteve të motit, kanë filluar reshje të borës, që padyshim se mirëpriten nga adhuruesit e sporteve dimërore.
Metereologët thonë se për shkak të ndikimit të rrymave të forta ajrore, nga Sahara drejt territorit të vendit do të transportohet pluhuri dhe rëra, me cka atmosfera do të jetë e mjegulluar dhe reshjet e shiut do të jenë në formë balte.
Ndryshe, vendi ynë ditëve të kaluara ishte nën ndikimin e një moti me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Metereologët kanë njoftuar se vala e ngrohtë gjatë dimrit ka ndodhur edhe në vitin 1952,ku temperaturat kanë tejkaluar 30 gradë Celsius./tvklan.mk
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating