Filluan radhët e gjata për ngjitëset NMK, qytetarët dhe punonjësit në stacionet e kontrollit teknik konfuzë

Read Time:2 Minute, 29 Second

Kanë filluar radhët për ngjitëset NMK që qytetarët e Maqedonisë duhet t’i kenë në targat e automjeteve nga sonte në mesnatë, sipas një prej obligimeve të shumta që dalin nga Marrëveshja e Prespës. Në një nga stacionet e kontrollit teknik të vizituar nga Meta.mk, afishet nuk kishin ardhur ende në orën 9 të mëngjesit. Aty thanë se nuk e dinin nëse dhe kur do të vinë e reja, sepse polici që punonte në stacion vinte në orën 10, transmeton Portalb.mk.

Punonjësi thanë se që nga mëngjesi i sotëm dhjetëra qytetarë janë pyetur për afishet dhe lejet e qarkullimit, por të hutuar nuk kanë pasur përgjigje për një sërë pyetjesh që u drejtoi Meta lidhur me vendosjen e afisheve dhe ndryshimi i lejeve të vozitjes. Prisnin që përgjigjet të vinin me ardhjen e policit të punësuar.

Në një stacion tjetër të kontrollit teknik, rreth orës 10, kanë mbërritur ngjitëses e reja me shenjën NMK. Menjëherë ka ndodhur kaos, pra në të njëjtin vend ku kryhen kontrollet teknike kanë filluar të ngjiten afishe, kështu që është krijuar radhë e gjatë. Disa nga qytetarët nuk e dinin nëse duhet ta ndërrojnë patentën e vozitjes me emrin e ri të shtetit për të marrë afishe, e disa pyetën nëse duhet të marrin afishe me patentë shoferin që shkruan “Republika e Maqedonisë”. Me pak fjalë, qytetarët nuk ishin fare të informuar se si po shkonte procesi.

Punonjësit thanë se kanë marrë vetëm 100 ngjitëse me shenjën NMK dhe se nuk e dinë nëse dhe kur do të marrin të reja.

Për të marrë një ngjitëse, në sportel plotësohet kërkesë dhe duhet të dorëzohet libreza e trafikut dhe patenta e shoferit. Ngjitëset merren nga sportelu dhe më pas zyrtarët kompetentë në stacionin e kontrollit teknik i ngjisin në targa. Për të marrë një ngjitëse NMK, duhet të shkoni personalisht, gjegjësisht, nuk mund të merrni ngjitëse në emër të një ose disa në emër të tjetërkujt.

Ministria e Punëve të Brendshme fillimisht njoftoi se afishet do të kushtojnë 50 denarë, por më pas u vendos që ato të jenë falas.

Ngjitëset me shenjën NMK kanë mbërritur në stacionet e kontrollit teknik vetëm 12 orë para hyrjes në fuqi të obligimeve të Marrëveshjes së Prespës, që është sonte në mesnatë.

Ndryshe, neni 10 i Marrëveshjes së Prespës rregullon pjesën për përdorim ndërkombëtar të dokumenteve dhe për përdorim të brendshëm të tyre, por, që mund të përdoren edhe jashtë vendit siç janë: letërnjoftimi, pasaporta dhe patentë shoferi. Marrëveshja thekson dokumentet duhet të rinovohen në përputhje me emrin e ri dhe kushtet e specifikuara në nenin 1, paragrafi 3 i Marrëveshjes, jo më vonë se pesë vjet pas hyrjes në fuqi. Duke pasur parasysh se Marrëveshja ka hyrë në fuqi në shkurt 2019, dokumentet duhet të ndryshojnë në shkurt të vitit 2024.

Për më tepër, zyrtarë të qeverisë në vitin 2018 deklaronin se qytetarët nuk do të kenë asnjë shpenzim shtesë dhe se dokumentet e udhëtimit do të ndryshohen pas skadimit të afatit të tyre.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Sela: Supozoj se kemi shumicë për votimin e ministrave të rinj
Next post “Kurti dëshiron të rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin”, Talat Xhaferi i kundërpërgjigjet Vuçiçit: Propagandë kundër arritjeve të shqiptarëve